Arsyet përse disa gra nuk duan të lindin fëmijë, një prej tyre do t’ju prekë

0 0

 

Teksa shumë gra janë në përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë nëna, ndërsa të tjera gëzojnë këtë bekim të madh, ka edhe nga ato që nuk dëshirojnë të kenë kurrë fëmijë.

Rrëfimet e disa prej tyre:

Kur vendosët që nuk donit të bënit fëmijë?

Emmie, 19 vjeçe: “Vendosa të mos bëj fëmijë kur dola nga spitali. E di që jam vetëm 19 vjeçe, por unë e di se çfarë do të thotë të jetosh me sëmundjen EDS dhe nuk do të doja të sillja në jetë një tjetër njeri me këtë sëmundje”.

Claire, 26 vjeçe: “Nuk e di nëse kishte një moment të caktuar kur e vendosa, por më kujtohet që kur isha shumë e vogël, rreth 3 vjeçe i thoja mamit se nëse një ditë do të bëja fëmijë, ata do të flinin në një dhomë me të dhe do të kujdesej ajo për ta. Gjithashtu për shkak të karrierës kam kuptuar se nëse vendos të bësh fëmijë duhet më shumë përkushtim se ç’jam unë në gjendje të jap”.

Kate, 26 vjeçe: “Kur isha 17 vjeçe, për shkak të gjithë ushqimeve që ndalohen ato 9 muaj, si dhe duhet të jesh shumë mirë financiarisht për të sjellë një qenie në këtë botë”.

Çfarë ju ka bezdisur nga ato që dëgjoni?

Emmie, 19 vjeçe: “Jam lodhur nga njerëzit që thonë se kam vetëm 50% mundësi që t’ja kaloj sëmundjen fëmijës. Por, kjo sëmundje është shumë e dhimbshme, gjenetike, nuk trajtohet dhe është përgjegjësi shumë e madhe të vendosësh të sjellësh në jetë një fëmijë që do të vuajë njësoj si unë”.

Claire, 26 vjeçe: “Do ta ndryshosh mendjen, ose kështu mendoja dhe unë në moshën tënde. Njëherë i thashë nënës sime se edhe po të ngelja shtatzanë do të abortoja. Ajo u përgjgij se po të isha në atë situatë ndoshta do të mendoja ndryshe, a thua se disa hormone do më bënin të dëshiroja një jetë të paqëndrueshme me një fëmijë”.

Kate, 26 vjeçe: “E vetmja kritikë që marr nga nëna ime është se edhe ajo nuk i donte fëmijët e të tjerëve, por nuk ka asnjë të krahasuar me ndjenjën kur ke fëmijën tënd”.

Si do të donit t’i përgjigjeshin vendimit tuaj të tjerët?

Emmie, 19 vjeçe: “Do të doja që njerëzit të mos e komentonin vendimin tim, përderisa ata nuk e njohin apo nuk e kuptojnë këtë gjendje, mënyrën sesi ndikon në trupin dhe mendjen time. Në fund të fundit është vendimi im”.

Claire, 26 vjeçe: “Do të doja të vinin veten në vendin tim sesi do të ndiheshin nëse dikush i pyet ata përse kanë bërë fëmijë. Përderisa ata i respektojnë vlerat e një familjeje të shëndetshme me fëmijë, unë dua të respektoj mendimet e mia”.

Renee, 25 vjeçe: “Unë punoj me fëmijë të vegjël dhe adoleshentë me nevoja të veçanta. Absolutisht e dua punën me fëmijët dhe më pëlqen marrëdhënia që kam me prindërit e tyre dhe ndihma që u jap. Por gjithashtu ndihem shumë mirë të them se nuk ndiej dëshirë apo nevojë që të bëj fëmijë vetë.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbështetur të tjerët është të mos i sugjeroni të ndryshojnë mendje.

Lexo edhe: Femija i dyte para te 20-ave?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X