Fëmija i dytë para të 20-ave?

0 0

Ende nuk i kam bërë 20 vjeç dhe jam nënë e një fëmije. Dëshiroj të kem edhe një fëmijë të dytë, a mund të filloj që tani të mendoj për shtatzani?

Në fund të fundit, vendimi varet nga ju dhe partneri juaj. Por ka disa gjëra që duhen marrë në konsideratë kur vendosni nëse do të provoni ose jo për një fëmijë tjetër.

Një nga më të rëndësishmet është sesa kohë ka kaluar nga lindja e fëmijës suaj të parë. Mund të jetë mirë që të prisni deri në 18 muaj pas lindjes së fëmijës suaj para se të mbeteni shtatzënë përsëri.

Natyrisht, shumë nëna mund të mbeten shtatzënë para kësaj periudhe dhe janë mirë. Por nëse keni mbetur shtatzënë para se fëmija juaj të këtë mbushur 18 muajsh, ka një shans paksa më të lartë që fëmija juaj të lindë më shpejt ose do të ketë një peshë më të ulët lindjeje, gjë që mund ta rrezikojë pak më tepër shëndetin e bebit.

Nëse më parë keni pasur një operacion cezarian, mjeku juaj mund të rekomandojë që të prisni të paktën një vit para se të mbeteni shtatzënë përsëri, për të siguruar që trupi juaj ka marrë kohën e nevojshme për t’u shëruar plotësisht.

Përveç shqetësimeve shëndetësore, ka edhe faktorë praktikë dhe emocionalë që duhen marrë parasysh. Ju tashmë e dini se ç’do të thotë të kesh një fëmijë dhe ngarkesa fizike dhe emocionale dyfishohet nëse do të sillni në jetë edhe një tjetër.

Asnjë fëmijë nuk është i njëjtë, dhe nevojat dhe interesat e tyre do të ndryshojnë.

Nëse jeni nën 20 vjeç, shqyrtoni nëse doni të vazhdoni me studimet tuaja. Kjo është shumë më e lehtë kur ke një fëmijë.

Nëse vendosni të mos keni ende një fëmijë tjetër, flisni me një infermiere ose vizitoni klinikën tuaj lokale të planifikimit familjar për të diskutuar mbi mundësitë e kontraceptimit.

Nëse jeni duke ushqyer me gji, ju nevojitet të përdorni metoda mbrojtëse për parandalimin e shtatzënisë pasi gjidhënia nuk mund të shërbejë si “metodë” kontraceptimi. Vetëm dhënia e gjirit nuk mund t’ju mbrojë nga shtatzania.

Zgjedhja nëse duhet apo jo të provoni për një fëmijë tjetër nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë.

Lexo edhe: U bera nene qe ne moshen 16-vjeçare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X