Laura ishte vetëm 16 vjeç kur lindi të bijën Ella. Tani, shtatë vjet më pas, si nënë e dy vajzave ajo ndan historinë e saj të vështirë, por frymëzuese. Kur isha 16 vjeçe mësova se isha shtatzanë. Në fakt, nuk ishte situata ideale për shumë faktorë. Si adoleshente unë kisha dalë në darkë vonë dhe kisha konsumuar alkool. Asokohe kisha një të dashur, por ende nuk kisha vendosur të kryeja marrëdhënie me të. Nën efketin e alkoolit, ndodhën shumë gjëra që nuk i kisha pasrashikuar. Të dy u siguruam që po përdornim masa mbrojtëse, por për arsye që nuk i kuptuam, ato nuk kishin funskionuar.
Pak kohë më pas kuptova se kisha ngelur shtatzënë. Ia tregova këtë të dashurit tim, por ai nuk ishte dakord që una ta mbaja fëmijën, sepse të dy ishim në moshë shumë të vogël dhe nuk ishim të aftë të merrnim një përgjegjësi të tillë. Ai kishte të drejtë dhe e kuptoja, por dashuria ime për fëmijën ishte më e madhe se gjithçka tjetër.
Momenti kur ia tregova familjes ishte gjithashtu shumë i vështirë. Ata nuk e pranuan diçka të tillë. Në atë kohë unë isha ende nxënëse dhe vazhdoja shkollën gjatë shtatzanisë. Pasi mësuesit morën vesh se isha shtatzanë më toleruan të përshpejtoja disa provime që të mbyllja vitin.
Kur erdhi momenti për të lindur, unë dhe familja ime patëm disa mosmarrëvehsje dhe në sallën e lindjes isha vetëm unë dhe stafi mjekësor. Jam ndjerë e trembur dhe shumë e vetmuar. Fatmirësisht Ella erdhi në jetë e shëndetshme.
Pas lindjes, u largova nga shtëpia e prindërve. Atëherë e kuptova vërtet rëndësinë dhe përgjegjësinë e të qënit prind. Ditët e para ishin shumë të lodhshme, nuk flija, nuk gjeja kohë të haja, nuk kisha më mundësi të dilja me shoqërinë. Ka pasur momente që dyshova në zgjedhjen time për të mbajtur atë fëmijë. Ndoshta duhet të kisha dëgjuar ata që më thanë se duhet të abortoja. Por këto dyshime kaluan shumë shpejt. Dashuria që më falte ime bijë nuk krahasohej me asgjë tjetër në botë.
Pas disa kohësh u pajtova dhe me prindërit. Sapo ata njohën Ellën u marrosën pas saj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse ajo është fëmija më i mirë në botë.
Kur vajza u rrit për të shkuar në çerdhe unë ndoqa pjesën e mbetur të studimeve. Gjithmonë dëshiroja që përveçse nënë, të isha e kompletuar edhe si individ.
Tani kanë kaluar shtatë vjet nga ajo kohë. Unë jam bërë nënë e dy vajzave. Babai i vazjës së dytë nuk është më me mua, kështu që jam sërish një nënë beqare. Por tani jam më e rritur, më e mençur dhe më e fortë. Dhe do të jem gjithmonë aty për vajzat e mia.
Lexo edhe: Depresioni pas lindjes, ja si e perjetojne nenat
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu