Kur vajza ime Mae ishte 7-muajshe, unë dhe babai i saj u ndamë. Ai u largua pa na përshëndetur dhe për ne filloi një jetë e re. Në atë kohë isha 28 vjeçe dhe niveli i hormoneve të mia pas lindjes ende nuk ishte balancuar. Isha e mëriztur gjatë gjithë kohës dhe viti i parë si nënë beqare ishte një kaos i vërtetë. Nuk njihja ndonjë nënë që të kishte të njëjtën histori me mua e mund ta merrja si model dhe kështu kjo gjë nuk më ndihmoi aspak. E vetmja nënë beqare që njihja ishte këngëtarja Madona, por jeta ime ishte shumë larg të qënit një superstare.
Për fat të mirë kisha një grup miqsh të ngushtë të cilët më ndihmuan. Ata u kujdesën për vajzën time me shumë dashuri, gjë të cilën e vlerësoj edhe sot. Askush se dinte saktësisht se çfarë po përjetoja unë në ato momente, por ndihma e tyre më vlejti shumë.
Pas disa kohësh, iu riktheva normalitetit dhe fillova t’i shikoja gjërat më me qartësi. Kuptova se kishte nëna të vetme më shumë se ç’mendoja unë dhe se detyrat e tyre nuk janë shumë ndryshe nga nënat e martuara. Përballimi i pagjumësisë, gjetja e një dadoje, kopshti, çerdheje, pagesa e faturave në fund të muajit, janë detyra të përbashkëta për çdo nënë, qoftë beqare apo e martuar. Vetëm se në rastin e një nëne beqare, ajo duhet të mendojë vetë për gjithçka dhe nuk mund të dorëzohet në asnjë moment edhe nëse ndihet e mbytur nga presioni e problemet. Nuk mund të dorëzohet, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.
Disa nga shqetësimet dhe pasiguritë e një nëne beqare
A jam përballë një sfide?
Përgjigjja e shkurtër është po. Ndërsa nëse e shikojmë pak më thellë situatën, të jesh prind është përgjegjësi shumë e madhe dhe mbetet sfiduese edhe nëse jeni e martuar. “Mund të mbijetosh ose të vdesësh, është zgjedhja jote”- shprehet Christina Ann Zola nga Washingtoni e cila u nda nga bashkëshorti disa vite më parë.
“Një mënyrë e mirë për të qetësuar veten është t’i merrni gjërat hap pas hapi. Gjithçka ka kohën e vetë. Harrojeni planifikimin afatgjatë”, – thotë Leah Klungness, një psikolog në Nju Jork.
Sigurisht që do të ndjeni frikë dhe pasiguri, por lejoni miqtë dhe familjen t’ju qëndrojnë pranë.
A mund ta përballoj nga ana financiare?
Ka nëna të cilat marrin mjaftueshëm të ardhura nga babai i fëmijës, por ka edhe nga ato që duhet të përballojnë gjithçka vetë, duke u bërë shtylla e familjes. Sigurisht që duhet të punoni fort. Do të ketë ditë që do të punoni me shumë orës shtesë, do të mërziteni e do të ndiheni të pakënaqura, por luftojini këto ndjenja duke menduar arsyen përse po e bëni këtë sakrificë. Ju po përpiqeni për të mirën e fëmijës suaj dhe tek kjo gjë duhet të gjeni forcën për të vazhduar përpara.
A do të më paragjykojnë njerëzit?
Divorci dhe lindjet jashtë martese nuk etiketohen më aq negativisht sa më parë. Megjithatë nuk ka asnjë nënë që nuk shqetësohet sadopak se ç’mendojnë të tjerët. Mendimi i gjyshërve, thashethemet e kolegëve të punës apo fjalë në ambiente të tjera mund t’ju krijojnë situata të pakëndshme, por duhet të jeni të përgatitura për to. “Rrethojeni veten me sa më shumë njerëz bujarë, pozitivë që ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe ju rrisin vetëbesimin”,- këshillon psikologu Leah Klungness.
A do të jetë mirë fëmija pa baba?
Sigurisht fëmija ka nevojë për mbështejtjen emocionale dhe praninë e të dy prindërve, por është në dorën tuaj sesa dashuri do t’i falni për të zëvendësuar mungesën e figurës atërore. Asnjëherë nuk duhet të luani rolin e viktimës përpara fëmijës suaj dhe të mos nxirrni në pah ankesat që keni për babain e tij/ saj.
Lexo edhe: Si ta bej divorcin sa me te lehte per femijen
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu