9 mënyra për të zbardhur dhëmbët në shtëpi

0 0

Që nga fëmijëria na kanë mësuar se duhet të kujdesemi për dhëmbët jo vetëm për shëndetin, por gjithashtu për t’u dukur bukur.

Dhëmbët tanë janë të mbështjellë nga një shtresë që natyralisht është e bardhë, por kur kjo shtresë “hiqet”, dhëmbët bëhen të verdhë.

9 mënyra për të zbardhur dhëmbët në shtëpi

  1. Përdorni sodë buke

Mund të përzieni sodë buke me ujë dhe e aplikoni mbi furçë përpara se t’i lani dhëmbët. Mund ta aplikoni edhe direkt në dhëmbë, ta mbani një minutë e pastaj t’i lani. Përsëriteni njëherë në javë.

  1. Mos anashkaloni lëkurën e frutave

Herën tjetër që do të hani banane ose portokalle, mos e flakni lëkurën e tyre. Përdoreni për të zbardhur dhëmbët, duke i fërkuar me pjesën e brendshme të saj.

  1. Hani më shumë fruta e perime që bëjnë “krrak”

Ushqime si mollët dhe karotat janë mënyrë shumë e mirë për të zbardhur dhëmbët teksa hani.

  1. Provoni uthull molle

Uthulla e mollës është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për të zhdukur njollat e verdha nga dhëmbët tuaj. Merrni një pikë uthull në gishtin tuaj dhe fërkoni dhëmbët me të.

  1. Mbani vaj në gojë

Mbani vaj në gojë dhe rrotullojeni rreth saj për disa minuta, më pas lani dhëmbët. Kjo është një mënyrë e vjetër indiane për zbardhjen e tyre.

  1. Përdorni pipë për pijet me ngjyrë

Disa pije si kafja njihen si njolluese të dhëmbëve. Nuk mund ta shmangni plotësisht këtë efekt të tyre, por konsumi me një pipë do të ndihmonte.

  1. Shmangni duhanin

Tashmë i dimë efektet negative të duhanit për mushkëritë tona. Por, ai gjithashtu është shumë i dëmshëm edhe për dhëmbët.

  1. Kufizoni konsumin e sheqerit

Ushqimet që përmbajnë sheqer njihen për nxitjen e baktereve që shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve. Përpiquni të kufizoni konsumin e tyre ose të lani dhëmbët pasi keni ngrënë gjëra të ëmbla.

  1. Shtoni në dietën tuaj ushqime të pasura me kalcium

Qumështi është i mirë jo vetëm për trupin, por gjithashtu për dhëmbët tuaj. Edhe nënproduktet e tij si djathi përmbajnë kalcium që mbrojnë dhëmbët.

Lexo edhe: 5 keshilla per dhembe te bardhe e buzeqeshje te bukur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X