7 shkaktarë të çuditshëm të kapsllëkut

0 0

Se sa shpesh shkon një njeri në tualet për të defekuar, ndryshon për persona të ndryshëm. Disa mund të shkojnë deri në 3 herë në ditë, ndërsa disa të tjerë vetëm disa herë në javë.

Dr. Danie Pauw ka shprehur për Health24 se, “jonormale konsiderohet situata kur ky proces ndodh më pak se 3 herë në javë”.

Kapsllëku ndodh kur zorra e trashë absorbon më tepër ujë dhe muskujt kontraktohen shumë ngadalë, që do të thotë se jashtëqitja lëviz në sistemin e tretjes me shpejtësi shumë të vogël.

Meqenëse tani e dimë se çfarë është kapsllëku, është e rëndësishme të kuptojmë se shkaktarët e tij janë të shumtë dhe të ndryshëm, përveç mungesës së një diete të pasur me fibra.

7 shkaktarë të çuditshëm të kapsllëkut

  1. Hipotiroidizmi

Një tiroide jo aktive mund të shkaktojë ngadalësim të proceseve metabolike. Për këtë arsye edhe procesi i tretjes nuk kryhet siç duhet. Jo gjithmonë kapsllëku shkaktohet nga problemet e tiroides, por shpesh pacientët që kanë probleme me jashtëqitjen këshillohen të bëjnë edhe analizat e tiroides.

  1. Ilaçet

Disa ilaçe si antidepresivët, ilaçet e zemrës, të tensionit e të antkhit kanë si efekt anësor konstipacionin.

  1. Zakone të këqija të të shkuarit në banjë

Ekspertët thonë se nëse i mbani shpesh nevojat tuaja personale dhe nuk i kryeni kur ju bëhen, kjo mund të shkaktojë kapsllëk në një afat të gjatë kohor. Ju i bëni “konfuzë” muskujt e rektumit duke mos i kryer nevojat kur ju vijnë dhe kjo gjë sjell konstipacion.

  1. Diabeti

Sipas një studimi të vitit 2014, rreth një e treta e të sëmurëve diabetikë vuajnë nga kapsllëku. Nëse vuani nga diebeti mos i nënvlerësoni asnjëherë pasojat që mund të ketë kjo sëmundje në shëndetin tuaj. Një prej tyre është kapsllëku.

  1. Përdorimi i tepërt i laksativëve

Nëse përdorni shumë laksativë, vjen një moment që përdorimi i tyre nuk do t’ju japë më efekt.

  1. Vitaminat

Në përgjithësi vitaminat nuk duhet të shkaktojnë kapsllëk, por ndonjëherë kalciumi dhe hekuri mund ta kenë këtë efekt anësor. Nëse nuk i keni shumë të nevojshme mos i përdorni.

  1. Mungesa e ushtrimeve fizike

Nëse nuk ushtroheni fizikisht, kjo mund të ketë ndikim negativ në tretje, gjë që më pas mund të çojë në kapsllëk. Ushtrimet që forcojnë muskujt e barkut ndihmojnë në këtë problem.

Lexo edhe: 6 menyra per te lehtesuar kapsllekun pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X