5 gjerat ne te cilat, une si nene e re deshtova

0 0

Para së gjithash më lejoni t’ju tregoj se edhe unë jam një nënë e mirë, secila prej jush është një nënë e mirë për fëmijën e saj, në mënyrën e saj. Por duke parë pretendimet që kemi para ardhjes në jetë të fëmijës në lidhje me kujdesin që do t’i japim atij, organizimin e jetës në familje etj, shpesh ndihemi keq dhe dyshojmë nëse jemi duke dhënë maksimumin. Ju jeni duke e dhënë maksimumin, të njëjtën gjë jam duke e bërë edhe unë, megjithate në 5 gjëra kam “dështuar” gjate rritjes se femijes tim.

Unë nuk kam qënë e vetëdijshme në momentin e lindjes
Në të vërtetë edhe lindja ndodhi shumë shpejt, dhe unë nuk pata kohë të haja diçka, madje as të merrja syzet e mia me vete. Ndoshta për këtë arsye isha disi e përhumbur pasi solla në jetë djalin tim. Mbaj mend shumë pak nga kontakti lëkurë me lëkurë që pata me të, dhe më pas kam shumë pak kujtime. Nuk munda dot të bëja asnjë foto me djalin tim në momentin e lindjes, dhe ndonjëherë më duket si ëndërr.

Nuk fotografova disa nga momentet e tij më të bukura
Ai tashmë është vetëm 12 muajsh, dhe mund të them se fotot e tij të bëra nga unë nuk kanë ndonjë cilësi të mirë. Nëse doni të keni foto të bukura të do t’ju këshilloja të zgjidhnit një profesionist, dhe këto foto t’i bënit pas 10 ditëshit të parë pas lindjes, kështu edhe fëmija ka fituar disi peshën e humbur.

Nuk e vesha dot me stil në çdo moment
Edhe pse e frymëzuar nga nënat e instagramit bleva për të veshjet më me stil që kishin dyqanet, preferoja që ai të ndihej sa më rehat, dhe këtë dukej se e bënte brenda një trupore të ngrohtë.

Nuk fjeta ndërsa ai flinte
Ndërsa ai flinte preferoja të bëja gjëra “luksi”, si për shembull një dush, të flisja me miqtë apo të afërmit e mi, të gatuaja diçka të shijshme për familjen, dhe shpesh edhe të laja enët.

Nuk e plotësova librin e bebes
Librin e bebes e bleva që në shtatzani e megjithatë ai nuk është plotësuar me detajet përkatëse. Brenda tij ndodhet byrzylyku i maternitetit, flokët e tij të para, shenja e këmbëve dhe duarve, pra nuk ka asnjë foto të stampuar. Sigurisht që pesha, ushqimet, vaksinimi, pra ecuria tij janë të shkruara në vendet përkatëse.

Sipas Ariel Brwster, nënë e re, pjesë stafit të portalit “Today’s parent”. Cilat janë “dështimet” tuaj rreth kësaj çështje?

Lexoni edhe: Momentet me mbreselenese nga viti i pare kur behesh baba

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X