Darka me familjen është pjesa më e rëndësishme e ditës. Prindërit nuk duhet të marrin në konsideratë vetëm që fëmija i tyre po ha. Bisedat cilësore janë po aq të rëndësishme sa edhe vetë ushiqmi që ai po konsumon. Koha e darkës mund të jetë momenti që të zbuloni diçka më tepër rreth ditës së fëmijës suaj.
-“Si kaloi dita sot?”
-“Mirë”
-“A ke mësuar ndonjë gjë të re?”
-“Realisht jo”
Ndihmoni familjen tuaj që çdo natë të jetë ndryshe. Kërkoni të dini më shumë nga fëmijët tuaj duke bërë pyetje dhe biseda që kanë kuptim.
Duke i pyetur sa më shumë ata do jenë në gjendje të flasin më shumë me ju dhe të mos mbyllen në vetvete.
Këtu janë 44 ide se si ta bëni darkën me fëmijën tuaj ndryshe:
Cila ishte ëndrra më e çmendur që kishit këtë javë?
Cilin munde të ndihmoje sot?
A është gjendur njeri në vështirësi sepse ka ndjekur udhëzimet?
Cila ishte tema më e vështirë për t’u kuptuar sot?
Kë nga mësuesit do të dëshironit të kishit çdo vit?
Kë nga shokët të klasës nuk njihni mirë, por që uroni ta njihni më mirë?
Cila është motoja e mësusit tuaj të preferuar?
Nëse mund të kishe tre karriera kur të rriteshe, cilat do të ishin ato?
Dreka e kujt ju bëri xheloz sot?
Cilat janë pushimet e preferuara?
Cila ishte gjëja më e guximshme që bërë sot?
Nëse alienët do ju ftonin në një udhëtim me anije kozmike, kë planet do të donit të vizitonit?
Cila pjesë e drekës ju pëlqen?
Nëse do të shkoje në hënë me një shok klase, kë do të merrje dhe pse?
Çfarë lojërash ju pëlqen më shumë dhe më pak në kohën e pushimit?
Nëse do zgjidhje të ishe personazh libri, kush do ishe?
Cilat ishin gjërat më të bukura dhe më të çuditshme që patë sot?
Çfarë mund të bëni për t’ja bërë më të bukur ditën një shoku klase?
Çfarë ju bëri të buzëqeshni më shumë?
Kë njeri të famshëm do të donit të ftoni për darkë?
Cila nga gjërat që ke mësuar të ka bërë të ndihesh me mirë?
Cfare te streson me shume?
Nëse mund të shpikni diçka nesër, çfarë do të ishte?
Cila është superfuqia që do të donit të kishit? Pse?
Në qoftë se do të udhëtonit diku në botë, kë do të zgjidhnit të vizitoni në fillim?
Çfarë dëshironi që mësuesi juaj të dinte për ju?
Kush është mosha të cilën mezi pret të shkosh?
Me kë nga anëtarët e familjes do të dëshiroje të shkojë në Hënë?
Cili është fëmija që do dëshiroje te ishe, por që është në klasën tjetër?
Nëse mund të krijoje një ngjyrë, cila do ishte?
Çfarë aktiviteti nuk keni provuar më parë, por që do donit ta provoni?
Çfarë ka në listën tuaj për këtë vit shkollor?
Në qoftë se do të rishkruaje fundin e një libri, cili do të ishte?
Kush ju bëri të qeshni sot dhe si?
Cila do të jetë sfida e kësaj jave?
Nëse do mund të hanit vetëm një vakt për një muaj. Kë ushqim do të zgjidhnit?
Cili nga shokët e ka prindin më mire?
Nëse do mund të ishe si një shok klase, kë do zgjidhje?
Çfarë do të bënit nëse do të fitonit llotarinë?
Nëse mund të ndryshonit një nga rregullat e shtëpisë, cila do të ishte?
Çfarë cilësish u pëlqejnë më shumë tek miqtë?
Nëse mund të kishit një emër tjetër, si do e kishe?
Cilat janë katër fjalë që do të zgjidhnit për të përshkruar secilin anëtar të familjes?
Cili është kujtimi jot i preferuar me familjen?
Lexo edhe: Te bindim femijen pa ngritur zerin
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu