Te bindim femijen pa ngritur zerin

0 1

Ti ngresh zerin nje femije qe eshte duke bere kapricio nuk sjell asgje te mire, perkundrazi e perkeqeson situaten. Te njejten gje sjell edhe ndeshkimi fizik qe mund ti jepet femijes nga ana e prindit apo e dikujt tjeter qe ka marre persiper te kujdeset per te ne nje moment te caktuar. Kjo menyre e menaxhimit te situatave te tilla krijon tek femija sjellje disi depresive dhe antisociale.
Femija se cilit i keni bertitur, nenvleresuar, larguar do te krijoje besim te dobet ne vetvete dhe do te ndihet gjithmone i nenleresuar nga te tjeret. Kjo do te sjelle nje “krisje” ne marredhenien prind-femije ne vitet ne vazhdim.
Menyra e edukimit te femijes duhet te jete e qarte tek prindi dhe zakonisht perkujdesja qe prindi tregon per femijen dhe menyren e edukimit shkon paralel me edukaten qe ai ka.
Pse prinderit bertasin?
Sipas specialisteve kjo lidhet me mungesen e nje ideje te qarte te prindit per menyren se si duhet ta edukoje femijen. Figura e prindit te sotem (per fat te mire) nuk eshte me ajo figura autoritare e te shkuares, e cila e krijonte marredhenien prind-femije mbi bazen e frikes. Kjo menyre prinderimi pothuajse nuk ekziston me ne ditet e sotme, prandaj veshtiresia me e madhe e prindit eshte te mundohet te kuptoje si funksionon modeli edukativ i cili e ka zevendesuar ate.
Nenat dhe baballaret e diteve te sotme kane nje sjellje me te bute dhe me te dashur ne drejtim te femijes, duke u munduar t’ju sigurojne atyre gjithcka qe ata duan. Deri ketu nuk ka asnje gje te keqe, pasi femijes nuk duhet ti mungoje asgje. Por eshte pikerisht kjo menyre e te vepruarit qe ndonjehere i ben konfuze prinderit te cilet mendojne se duke qene se ata po bejne te mundur qe femijes se tyre te mos i mungoje asnje gje dhe femija duhet te bindet per gjithcka menjere, pa protestuar asnjehere per dicka qe nuk do ta beje ashtu sic thote prindi. Keshtu, ne nje moment qe femija kundershton prindi nga i bute kthehet ne prind te eger, gje te cilen e shfaq duke ngritur zerin ose doren drejt femijes.
Pas kesaj sjelljeje te eger, prindi rrit perkujdesjen dhe mbrojtjen ndaj femijes, gje qe e ben ate te ndihet edhe me konfuz. Ne kete menyre femija nuk do te kuptoje asnjehere drejt se si jane ne te vertete te ndara rolet midis tij dhe prindit. Nga ana tjeter krijon tek prinderit nje ndjenje inati ndaj femijes ne momentet qe ai nuk bindet.
Duhen rregulla te qarta dhe fikse
Ajo qe duhet te mendoje prindi eshte gjetja e nje menyre edukimi te e cila te jete e bazuar ne organizimin e mire dhe jo ne aspektin emocional. Kjo menyre edukimi do te siguroje perspektive efektive se mbajtjes te distances nga femija. Kjo do te beje te mundur qe prindi ti jape femijes sigurine qe i duhet por me autonomi te madhe.
Edukimi i mire vjen nga nje menyre e mire organizimi. Prindi nuk duhet ta pershtate menyren e edukimit sipas rastit. Ata qe nuk vendosin rregulla per femijen, jane ne “meshire te fatit”.
Pra duhen rregulla! Duhen rregulla dhe jo urdhera! Urdheri eshte i tipit: “Ulu”! Ndersa rregulli eshte i tipit: “Ne tavoline duhet te qendrojme ulur”. Rregullat duhet te jene dicka personale dhe objektive. Per te stabilizuar rregullat objektive, duhen eleminuar urdherat. Femija duhet te kete te qarte menyren si duhet te ulet ne tavoline, orarin se kur duhet te flere, kohen se kur duhet te beje mesimet, orarin se kur duhet te kthehet pas shetitjes qe ka bere me shoket/shoqet etj.
Por, si duhet te jene rregullat…
Te vendosesh rregulla nuk eshte dicka jetike, por sherben per mbarevajtjen e mire te gjerave ne familje. Rregullat duhet te jene te formes:
Kohezioni: rregullat qe vendosen duhet te zbatohen me perpikmeri nga te dy prinderit. Nese kjo nuk zbatohet, atehere femija behet konfuz dhe rregulli i vendosur nuk do te jete efektiv per nje kohe te gjate.
Te jeni te qarte: nje rregull i vendosur duhet te jete i qarte dhe i thjeshte, i kuptueshem nga ana e femijes dhe personal. Psh: nje rregull efikas duhet te jete i formes: “Eshte koha te shkojme te fleme” dhe jo i formes: “Shpejt shko fli”. Ose psh: “Ne tavoline duhet te qendrojme ulur derisa te mbarojne te gjithe ushqimin” dhe jo “Rri ulur dhe mos bej zhurme. Nuk luhet me ushqimin”!
Rregullat duhet te jene realiste dhe te pershtatshme: kjo nenkupton qe femija duhet te jete ne gjendje ta kuptoje rregullin e vendosur, pra ai duhet te jete i pershtatur me moshen e femijes. Psh: nuk eshte normale ti kerkosh nje femije 5 vjec te rrije gjithe kohen ulur ndersa jeni ne nje restorant.
Qendrueshmeria: evitoni vendosjen e rregullave te tilla si: “Shko luaj por mos u bej pise”, “Shko vrapo por mos u djersit”… Rregullat jo te qendrueshme jane te demshme, kjo sepse krijojne tek femija mosbesim ne menyren e organizimit tuaj.
Te jeni te arsyeshem: per cdo rregull te vendosur duhet te keni te qarte arsyen edukative, pasi nje rregull duhet te jete i dobishem per rritjen e femijes.
Cfare duhet te bejme nese nje femije nuk zbaton nje rregull te vendosur?
Prinderit e diteve te sotme te cilet karakterizohen nga sjellja e bute dhe e qete ne drejtim te femijes, zakonisht e kane te veshtire te menaxhojne momentet kur femija i tyre nuk zbaton nje rregull specifik. Zakonisht ata ne raste te tilla duke mos ditur si te veprojne, fillojne te ngrene zerin.
Nese prindi e shikon qe femija nuk bindet ndaj nje rregulli te caktuar, ai duhet te zhvilloje here pas here biseda me femijen ku t’ja shpjegoje vazhdimisht si funksionon ai rregull si dhe pse eshte vendosur. Kjo pasi femija ndoshta nuk bindet per arsye se nuk e kupton domethenien e asaj qe prindi ka vendosur.
Psh: nese nje femije i moshes 6-vjecare ne mengjes nuk do te vishet dhe vazhdon te luaje, nuk duhet ta detyroje me force te vishet, por duhet te pyese brenda vetes: “Ae ka kuptuar se cfare po i kerkoj”, “Si mund ta ndihmoj”? Ne kete rast nena mund te vendose ne karrike qe ne mbremje veshjen e femijes per diten e neserme, ne menyre qe ti mundesoje femijes te vishet pa ndihmen e saj ne mengjes. Kjo do ta ndihoje ate te jete me i pavarur.
Roli i babait
Roli i babait ka nje rendesi te madhe ne edukimin e femijes. Babai i diteve te sotme eshte kryesisht nje figure “e bute” qe mundohet ti pergjigjet te gjitha emocioneve te femijes, shpesh duke hehdur poshte rregullat e vendosura nga nena.
Femija nuk ka nevoje te gjeje tek babai dhembshurine e nenes, por ai ka nevoje qe babai ti jape kurajen per te dale nga “guacka”, duhet ti edukoje atij kurajen per te rrezikuar per dicka si dh eta ndihmoje ate te perballoje veshtiresite e tij.
Roli i babait eshte ti transmetoje femijes mesazhin se ai do t’ja dale te arrije gjithcka ne jete.

Lexo edhe:

Si te zgjedhim dadon e femijes

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X