4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim

0 0

Në momentin që shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe nga herët e tjera, qoftë një erë të pakëndshme, qoftë një ndryshim në lëkurë, ndryshim në gjakderdhje gjatë periodave ose jo, duhet të pyesni veten a është normale, a duhet te shqetësohem dhe në cilat raste duhet të drejtohem te mjeku.

4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim

  1. Thatësi

Vaginat tona vazhdimisht vetë-lubrifikohen, duke mbajtur nivelet e duhura të baktereve. Pra, nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni tek mjeku gjinekolog. Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në thatësi vaginale të vazhdueshme, duke përfshirë ankthin, medikamente të caktuara si ilaçet kundër depresionit, menopauza, pabarazitë hormonale etj.

  1. Gjak

Në mënyrë të veçantë, gjaku që shfaqet menjëherë pas, ose gjatë marrëdhënies. Nëse nuk jeni aktualisht gjatë menstruacioneve, ose nuk keni filluar kohët e fundit një pilulë kontraceptive të re (shumë prej të cilave mund të shkaktojnë gjakderdhje të lehtë), gjaku që shfaqet pas seksit duhet të jetë patjetër shkak për shqetësim. Në shumë raste, partneri juaj mund të ketë gërvishtur aksidentalisht indin delikat brenda vaginës, megjithatë gjakderdhja gjatë seksit gjithashtu mund të jetë shenjë e një infeksioni vaginal.

  1. Flluska dhe gunga të çuditshme

Ndonjëherë qimet mund të rriten nën lëkurë, duke krijuar gunga. Ato janë zakonisht të padëmshme, por nëse vini re gunga më të mëdha e ndryshe nga zakonisht, duhet të shkoni te mjeku.

  1. Sekrecione me erë të keqe

Asnjë vaginë nuk është pa erë, as nuk duhet të vije aromë trëndafili. Një erë e lehtë është krejtësisht e shëndetshme dhe normale. Megjithatë, një ndryshim i menjëhershëm në erën e sekrecioneve, veçanërisht nëse është erë e fortë, është zakonisht një alarm që diçka ka. Një erë e fortë ose e parregullt vaginale është një nga shenjat kryesore të vaginozës bakteriale. Nëse jeni shtatzënë, është veçanërisht e rëndësishme të kryeni një kontroll me gjinekologun sa më shpejt.

Lexo edhe: A duhet te perdorim produkte per higjienen vaginale?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X