A ndikon myku vaginal në shanset për të mbetur shtatzanë?

0 0

Nuk ka prova se myku vaginal ndikon në shanset për të mbetur shtatzënë. Por mund të ndikojë në jetën tuaj seksuale, pasi mund të shkaktojë acarim dhe nuk ka gjasa të jeni në disponim.

Përveç kësaj, edhe pse myku nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm, ndonjëherë mund të kalojë te partneri juaj gjatë seksit. Pra, është më mirë të prisni derisa infeksioni të pastrohet para se të përpiqeni për shtatzani. Për fat të mirë, myku është i lehtë për t’u trajtuar.

Nëse kjo është hera e parë që ju keni pasur dhimbje, shkoni te mjeku për të parë se nga se po shkaktohen simptomat. Nëse e keni pasur më parë mjafton të merrni një ilaç në farmaci.

Partneri juaj nuk do të ketë nevojë të trajtohet nëse nuk ka simptoma, të tilla si acarim, skuqje dhe shkarkim rreth organit të tij.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të trajtimit për mykun:

  • Kremra;
  • Trajtime orale.

Disa trajtime funksionojnë pas një doze të vetme, ndërsa të tjerat kërkojnë një kurë shtatë ditore. Nëse simptomat tuaja nuk largohen pasi të keni mbaruar mjekimin, shkoni te mjeku. Ju mund të keni nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Është gjithashtu e mundur që të keni një infeksion të ndryshëm me simptoma të ngjashme, të tilla si vaginoza bakteriale.

Myku ka më shumë gjasa të ndodhë kur balanca natyrore e vaginës suaj është ndërprerë duke shkaktuar që candida të shumëfishohet. Për të ndihmuar në parandalimin e mykut, duhet të shmangni rrobat që mbajnë lagështi, të tilla si pantallona të ngushta sintetike ose të thurura.

Gjithashtu, zgjidhni sapunë jo-aromatikë. Produktet e parfumuara mund të ndryshojnë balancën delikate të vaginës dhe ka më shumë gjasa që të zhvillohet.

Lexo edhe: Myku vaginal dhe infeksioni maja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X