17 keshilla per te pushuar me femije te porsalindur

0 0

Vera po afron dhe ju ndoshta po mendoni per pushimet e rradhes. Nese kete vit bashke me ju do te udhetoje edhe pjesetari me i ri i familjes mire eshte qe te keni parasysh disa gjera, me qellim qe te udhetoni te gjithe sa me te qete.
Kur mund te beni pushimet e para?
1- Pas 10 diteshit te pare te jetes
Pushimet e para eshte mire ti filloni pas 10-diteshit te pare te jetes se te voglit tuaj. Kjo behet per arsye sigurie nga ana shendetesore, pasi nese tek femija eshte shfaqur apo shfaqet ikteri (verdheza) duhet te jete nen kujdesin e vazhdueshem te mjekut. Gjithashtu nje arsye tjeter eshte ushqyerja me gji. Ne momentin qe do te niseni me pushime duhet te jeni siguruar mire qe femija eshte stabilizuar me rutinen e pirjes ne gji, pasi ndodh qe nga lodhja e udhetimit femija ta prishe kete rutine.
2- Udhetimet dhe vaksinimi
Ndersa planifikoni pushimet e rradhes nje tjeter gje qe duhet te merrni ne konsiderate eshte vaksinimi, pasi duhet te keni parasysh se nuk duhet te tejkaloni jashte normales harkun kohor te datave te parashikuara per te vaksinuar femijen.
Ku duhet te pushoni?
4- Destinacionet e mundshme
Ju mund te pushoni si ne mal ashtu dhe ne det. Per kete nuk ka arsye pse te limitoheni ne zgjedhjen e vendit, megjithese idealja do te ishin pushimet ne fshat.
4- Kujdes nga insektet
Per te porsalindurin qe ne me te shumten e kohes fle dhe do qetesi, do te ishte shume perfekte klima e fshatit. Nese zgjidhni kete alternative duhet te keni parasysh se shtepia ku do te qendroni nuk duhet te kete afer stalle kafshesh pasi ne te kundert nuk do te mund ta mbroni femijen nga insektet si: mushkonjat, miza e kalit etj te cilat jane burim semundjesh per te voglin.
5- Ne det: kujdes nga vapa e madhe
Rreziku i pushimeve ne det jane temperaturat e larta qe per beben jane te paperballueshme, pasi mund te dehidratohet. Ajo cka duhet te keni parasysh nese zgjidhni te shkoni ne nje destinacion te tille eshte mosfrekuentimi i plazhit gjate oreve te nxehta. Ju duhet gjithashtu te mbani femijen ne ambientet qe rezultojne te jene me te fresketat dhe me ajrosjen me te mire.
6- Shenjat e dehidratimit
Disa shenja te cilat do tju bejne te kuptoni nese femija juaj eshte i dehidratuar jane: urinimi ne sasi te vogla (bebelina peshon shume pak) , tharrja e mukozave, te qenit i irrituar ose i pergjumur gjate gjithe kohes si dhe ndryshimi i herepashershem i temperatures trupore.
7- Zgjidhni ambiente te sigurta
Pavaresisht se per ju do te ishte ideale te pushonit ne nje plazh te vetmuar, sa me larg njerezve dhe zhurmes se makinave, kjo eshte totalisht jo e keshillueshme. Me nje femije te vogel me vete ju duhet te zgjidhni gjithmone plazhe te cilat kane spitalin prane per tju arrdhur ne ndihme ne cfaredolloj situate, qofte gjate dites edhe gjate nates.
8- Evitoni lartesite e medha
Klima e malit ne pergjithesi eshte perfekte per nje femije disa javesh, kjo vetem nese lartesia e malit nuk i kalon 2000-2500 m. Ju nuk duhet te beni shetitje te gjata ne mal pasi sistemi kockor i femijes nuk mund te perballoje ende qendrime te gjata ne shpinen tuaj (gjate vendosjes ne marsup).
Valixhja
9- Veshjet
Ne qofte se pushimet parashikohen te behen ne plazh atehere ju duhet te merrni me vete rroba te holla te cilat i lejojne femijes te kete zbuluar krahet dhe kembet. Materiali duhet te jete gjithmone pambuk. Ju duhet te keni me vete per femijen tuaj nje kapele te holle dhe me strehe te madhe, me qellim qe ta mbroje nga rrezet e diellit si dhe disa bluza shume te holla per tja perdorur gjate nates, per ta mbrojtur nga lageshtia e klimes bregdetare.
10- Gjate udhetimit
Shume te domosdoshme gjate udhetimit do te jene letrat e lagura, kremi ose spray kunder insekteve, bebelinat dhe nje batanie e holle per ta mbrojtur nga kondicioneri.
11- Produktet e higjenes dhe ilacet
Krahas kremit te byces dhe ujit fiziologjik per lavazhet nazale, mund tju nevojitet edhe nje shishe paracetamol. Para se te niseni gjithashtu ju duhet te kontaktoni pediatrin e femijes per tju dhene keshillat ne baze te nevojave se femijes, duke qene se ai ndjek rregullisht ecurine e tij.
Per te parandaluar djegien nga dielli ju duhet te kufizoni ekspozimin e femijes ne diell. Gjithashtu duhet te perdorni krem me permbajtje zinku i cili nuk i lejon rrezet e diellit te depertojne ne lekure. Eshte e keshillueshme te zgjidhni produkte jo shume yndyrore per te evituar mbylljen e poreve.
Per mbrojtjen ndaj insekteve mire eshte qe per femijet nen moshen 12-vjecare te mos perdoren spray ose kremra. Ne vend te tyre mund te vendosni mbrojtese elektrike afer dritare dhe dyerve.
Ne pergjithesi
12- Ne makine: mbani nen kontroll temperaturen
Ju mund te perdorni makinen per tu zhvendosur drejt destinacionit te deshiruar, por duhet te keni parasysh se gjate udhetimit temperatura brenda saj nuk duhet te zbrese nen 22-23 grade. Ju nuk duhet te abuzoni me perdorimin e kondicionerit. Planifikoni ndalesa cdo 2 ore dhe sa here femija ka nevoje te ushqehet. Gjate tyre makina duhet te pozicionohet ne hije. Femija nuk duhet te lihet per asnje moment vetem ne makine, pasi mund te kete rrezik dehidratimi.
13- Vendosja korrekte e sexholinos
Sipas kodit rrugor asnje femije i cfaredo moshe qofte nuk mund te udhetoje pa u pozicionuar ne sexholino. Sipas tij femijet me peshe deri ne 9 kg, duhen vendosur ne sexholino, e cila eshte fiksuar mbrapa sediljes se shoferit me fytyre ne drejtim te kundert te levizjes se makines (me fytyre nga bagazhi i makines). Ndalohet vendosja e sexholinos ne pjesen e perparme te makines nese ajo permban airbag.
14- Ne tren
Treni eshte nje mjet mjaft komod persa i perket te udhetuarit me femije te vogel. Ndersa jeni ne levizje ju mund te shetisni neper korridor, mund te tundni karrocen e femijes si dhe mund ta mbani ate ne krah pa problem gjate udhetimit.
15- Avioni: me mire shmangeni
Nese eshte vertet e nevojshme ju mund te hipni ne avion bashke me femijen e porsalindur. Gjate fluturimit ju duhet te vendosni shpesh femijen te pije duke evituar keshtu dhimbjet e vesheve.Duhet ta beni kete sidomos gjate uljes dhe ngritjes se avionit.Para nisjes duhet te kontaktoni me kompanine per tu informuar mbi rregullat e fluturimit me femije te vogel.
Nese keni rrugezgjidhje tjeter do te ishte perfekte, pasi ne avion femija vendoset nen stres per shkak te luhatjeve te temperatures, presionit, zhurmave dhe drites. Gjate fluturimit rritet mundesia e marrjes se infeksioneve ne aparatin e frymemarrjes.
Ne destinacion
16- Mjeku dhe farmacite
Para se te zgjidhni nje destinacion te caktuar eshte e keshillueshme te informoheni per prezencen e mjekeve dhe farmacive. Nuk duhet te merrni ne konsiderate asnje vend i cili nuk jua mundeson keto sherbime.
17- Hotel i pershtatshem per femijen
Hoteli i cfaredo koncepti qofte duhet te jete i pershtatshem per femijen. Ai duhet te jete i paster dhe me ajrosje te mire. Nese ndizni kondicionerin e dhomes duhet te keni parasysh se temperatura nuk duhet te shkoje nen 22-23 grade dhe nuk duhet te fryje asnjehere ne drejtim te femijes por ne drejtim te tavanit. Gjithashu ju keshillojme te ajrosni vazhdimisht dhomen ku qendron femija.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X