16 rastet kur duhet ta dergoni femijen ne spital

0 0

Gjendja jo e mirë shëndetësore e fëmijës është për prindin burim ankthi dhe shqetësimi. Shpesh prindërit i drejtohen urgjencës edhe kur është totalisht e panevojshme, pasi ka shumë situata të cilat mund të kalohen edhe duke i dhënë fëmijës kujdesin e duhur në shtëpi.
Në cilat raste duhet të shkoni në spital?
Në rast temperature:

1- Në rast se laktanti më i vogël se 3 muajsh shfaq temperaturë dhe nuk keni mundësi të komunikoni me mjekun pediatër.
2- Në rast se një fëmijë më i madh është me temperaturë e cila vazhdon të rritet, fëmija nuk përgjigjet mirë ndaj medikamentit që i është dhënë për uljen e temperaturës ose duket sikur ka përkeqësim të gjendjes së tij të përgjithshme.
3- Nëse fëmija në rast temperature shfaq konvulsione apo kriza, sidomos nëse është më i vogël se 1 vjeç.
Në rast se fëmija vjell:
4- Fëmija ka nevojë për trajtim urgjent në rast se ka të vjella të vazhdueshme dhe nuk pranon të pijë lëngje. Raste edhe më urgjente do të konsiderohen ato që kanë të bëjnë me fëmijë më të vegjël se 1 vjeç.
5- Nëse fëmija paraqet edhe simptoma të tjera që mund të shkaktojnë dehidratim, si për shembull temperature dhe diarreja e vazhdueshme.
6- Në rastet kur fëmija përveç të vjellave ka edhe tharje të lëkurës dhe mukozës orale, rrathë në sy, mungesë të lotëve apo reduktim të sasisë urinës.
7- Nëse e vjella vazhdon prej 24 orësh. Rastet më urgjente do të konsiderohen ato të fëmijëve me moshë më të vogël se 1 vjeç.
8- Nëse të vjellat shoqërohen me gjak, kanë ngjyrë të gjelbër të errët ose të gjashme me të kafesë.
Në rast diarreje:
9- Nëse fëmija ka diarre të përsëritura dhe nuk pi mjaftueshëm lëngje duhet të shkoni në spital.
10- Në rast se fëmija ka më tepër se 24 orë me diarre, me 5-6 cikle në ditë dhe paraqet shenja dehidratimi.
11- Në rastet kur diarreja shoqërohet edhe me gjakderdhje në formë xhelatine.
Kur fëmija ka dhimbje barku:
12- Në rastet ku dhimbja nuk pushon brenda 24 orëve, shoqërohet me të vjella, me temperturë dhe në rastet kur dhimbja lokalizohet kkryesisht në zonën e poshtme në krahun e djathtë.
13- Nëse shfaq dhimbje pas një traume në zonën e prekur.
Në rastet kur kemi të bëjmë me traumë të kafkës:
14- Nëse fëmija në momentin e traumës (goditjes) ka humbur vetëdijen, shfaq të vjella disa orë pas traumës dhe gjendje përgjumje, bën të qara të pangushëllueshme, shfaq shenja të strabizmit (shtrembërim të syve), vështirësi në ecje, dhimbje koke.
Në rast dhimbje koke:
15- Në rast se dhimbja e kokës shoqërohet edhe me temperaturë apo të vjella dhe fëmija nuk pranon të pijë asnjë medikament për uljen e temperaturës.
16- Në spital duhet të shkojnë sidomos fëmijët me moshë më të vogël se 1 vjeç që shfaqin vështirësi në frymëmarrje, nëse nuk dihet arsyeja nga se ndodh.

Lexoni dhe: Ndihma e pare per djegiet tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X