Ndihma e pare per djegiet tek femijet

0 0

Shkalla e djegies percaktohet ne baze se permases te demtimit te lekures. Djegiet mund te jene te lehta, mesatare apo te renda. Kjo percaktohet per rastet kur te gjitha shtresat e lekures jane te demtuara, madje gjithashtu nervat dhe muskujt. Nese djegiet jane te lehta mund te trajtohen ne shtepi. Ne te gjitha rastet e tjera ju duhet te kerkoni ndihme mjekesore.
Çfare duhet te bejme?
Nese djegia eshte e lehte, shpelaheni me uje te ftohte dhe mbuloheni me nje pecete sterile ne menyre qe ta mbroni nga bakteret. Nese djegia eshte e rende therrisni ambulancen, pastaj shtriheni femijen dhe hidhini uje te ftohte ne zonen e djegur per rreth 10 min. Me pas duhet t’i hiqni rrobat, kjo vetem ne rast se nuk jane ngjitur me plagen. Kontrolloni frymemarrjen dhe pulsin e femijes. Nese lind nevoja, i beni frymemarrje artificiale.
Kini kujdes:
– Mos prekni zonen e djegur.
– Mos perdorni locione apo vajra ne vendin e djegur.
– Mos vendosni leukoplast.
– Mos hiqni asgje qe eshte e ngjitur tek plaga. Ne te kundert mund t’i shkaktoni me shume demtim lekures dhe mund ta infektoni.
– Mos e ftohni me shume se normalja femijen (duke perdorur gjera te ftohta) nese ka djegie te renda sepse kjo mund ta çoje ne hipotermi (ulje se temperatures trupore).

Lexoni edhe: Cfare duhet te bejme kur femija digjet nga dielli?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X