Cfare duhet te bejme kur femija digjet nga dielli

0 0

Çfarë duhet të bëjmë kur fëmija digjet nga dielli?
Hidratoni lëkurën

Hidratoni lëkurën e fëmijës duke përdorur locione specifike dhe cilësore. Për një veprim më të mirë mund ta ftohni produktin para përdorimit, duke e vendosur në frigorifer.
Mbani freskët ambinetin
Përpiquni ta mbani freskët ambientin, duke ndezur një ventilator i cili duhet drejtuar nga muri i dhomës ku ndodhet fëmija.
I bëni fëmijës dush
Dushi me ujë të vakët do të ndihmonte për të zbutur dhimbjet e shkaktuara nga eritrema e diellit. Si alternativë mund të përdorni një borsë akulli të mbështjellë me një copë të butë pambuku.
Përdorni paracetamol
Përdorimi i një shurupi me bazë paracetamol do të ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve të lëkurës.
Hidratoni fëmijën
Përpiquni ta bëni fëmijën të pijë sa më shumë ujë, pasi ekspozimi në diell mund të shkaktojë dehidratim.
Përdorni hidratues në ditët në vazhdim
Përpiquni ta mbani fëmijën nën kontroll për rreth 7-10 ditë nga shfaqja e eritremës, duke i aplikuar në lëkurë hidratues, pasi në përgjithësi lëkura e prekur nga eritrema e diellit ka tendencë të bjerë, dhe në këtë rast kremi do të mundësonte një rikuperim më të shpejtë të saj.
Kontaktoni mjekun në rast se eritrema është në gjendje të keqe dhe shfaqet ndonjë inflamacion.
Cfarë nuk duhet të bëni?
Mos i ekspozoni në diell
Fëmija nuk duhet të ekspozohet në diell në ditët në vazhdim.
Mos i kruani
Përpiquni të mos kruani apo gërvishtni lëkurën e fëmijës, pasi kjo do të shkaktonte skuqje dhe inflamacion që mund të përkeqësonte situatën.
Mos çani flluckat
Nëse në lëkurën e fëmijës do të shfaqen fllucka me ujë nuk duhet t’i çani në asnjë mënyrë, kjo pasi në të kundërt do të rritej rreziku i shfaqjes së një infeksioni dhe për pasojë do të zgjatej periudha e rikuperimit.
Mos përdorni krem
Për fëmijët poshtë moshës 2-vjeçare nuk duhet të përdorni krem me bazë benzocaine.
Mos përdorni peshqirë të ashpër
Mundohuni të mos përdorni peshqirë të ashpër për të fshirë fëmijën pas dushit, kjo pasi lëkura do të acarohej edhe më tepër.
Mos i jepni fëmijës ujë me akull
Edhe pse mund të duket sikur e freskon, është diçka shumë e gabuar. Uji me akull mund t’i shkaktojë fëmijës ethe.
Çfarë duhet të hajë fëmija?
Përpiquni që në ditët në vazhdim ta bëni fëmijën të hajë shumë fruta dhe perime të freskëta, të cilat janë të pasura me antioksidantë. E rëndësishme është që fëmija të marrë vitaminat C, E me anë e ushqimit, pasi ato kanë aftësinë të lehtësojnë subjektin e djegur nga rrezet UV. Gjithashtu e rëndësishme është edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me beta-karroten (vitamina A), e cila mbron fëmijën nga djegiet e mundshme të rrezeve UV. I jepni fëmijës të pijë shumë ujë në mënyrë që të shmanget mundësia e dehidratimit.
Mund të përdorni edhe disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat:
– Aloe vera;
– Vaj esencial mente, eukaliptusi;
– Kamomil të ftohtë (efekt qetësues);
– Patate (ka veti anti-inflamatore);
– Përzierje uje+miell misri, e aplikoni në lëkurë;






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X