Pasi gruaja sjell në jetë një fëmijë fillon të ndiejë nevojën për të qënë sërish në formë. Por si mund të arrihet diçka e tillë? Duke ndjekur një aktivitet fizik si edhe duke konsumuar ushqime që nuk përmbajnë kalori. Cilat janë këto ushqime?
- Qitroja: përmban pak sheqerna dhe shumë fibra, vitamina, kripëra minerale.
- Avokadoja: është e pasur me fibra, yndyrna të shëndetshme, minerale. Mban larg për shumë kohë ndjesinë e urisë nga organizmi.
- Kafeja: favorizon qarkullimin e mirë të hormoneve që favorizojnë djegien e yndyrnave.
- Caji jeshil: përshpejton djegien e yndyrnave si edhe ul nivelin e sheqernave në organizëm.
- Fasulet dhe thjerrëzat: përmbajnë një lloj karbohidrati që limiton akumulimin e yndyrnave.
- Lakra dhe brokoli: janë të pasura me fibra si edhe përmbajnë pak kalori.
- Vezët: përmbajnë shumë protein dhe pak kalori. E mbajnë organizmin gjatë të ngopur.
- Drithërat integrale: përmbajnë karbohidrate komplekse dhe fibra që nuk e lejojnë insulinën të marrë vlera të larta.
- Specat: përmban një substancë e cila është në gjendje të djegë kaloritë e tepërta, përshpejton metabolizmin si edhe ndalon ndjenjën e urisë.
- Erëzat “curry” dhe “curcuma”: frenojnë akumulimin e yndyrnave në inde.
Krahas këtyre ushqimeve, të cilat nënat që janë duke ushqyer një fëmijë në gji duhet t’i konsumojnë sipas nevojës së proçesit (duke eleminuar ato që janë të dëmshme), gruaja duhet të pijë të paktën edhe 1.5 lt ujë në ditë. Pini 2 gota ujë para cdo vakti kryesor.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu