10 truke të kujdesit për veten që edhe vajzat më “përtace” do t’i dashurojnë

Vajzat shpesh janë të gatshme të shpenzojnë shumë para dhe të humbin shumë kohë duke u përpjekur të ruajnë bukurinë e tyre.




0 0

Por jo shumë njerëz e dinë që është e mundur të dukeni perfekte edhe pa përdorur mjete profesionale dhe produkte bukurie. Gjëja më e rëndësishme është të njihni disa sekrete efektive që njerëzit para jush i kanë testuar.

Bright Side sjell disa rekomandime që i gjeni me lehtësi në jetën tuaj të përditshme:

1.Kompresa me kastravec për të luftuar rrathët e zinj në sy.

Ju ndoshta keni dëgjuar për efektet pozitive të pastrimit të fytyrës me akull. Sidoqoftë, ky trajtim mund të jetë pak agresiv për lëkurën e ndjeshme. Ekziston një alternativë më e sigurt për këtë metodë dhe ju vetëm duhet një kastravec i ftohtë. Duhet ta qëroni kastravecin, ta prisni, ta vendosni në blender, t’i shtoni një lugë ujë dhe më pas ta vendosni në frigorifer për 4-5 orë. Më pas merrni një kub kastraveci të ngrirë dhe masazhoni fytyrën, veçanërisht zonën rreth syve nëse doni të hiqni qafe rrathët e zinj dhe ënjtjen.

2.Maskë me mjaltë dhe vaj kokosi për flokët e dëmtuar.

Vaji i kokosit ka provuar tashmë efektivitetin e tij në kozmetologji. Përdoret në produkte trupi, fytyre, thonjsh por vetitë e tij më të mira zbulohen kur ato përdoren në flokë. Në mënyrë që t’i bëni flokët tuaj më të butë dhe më të shëndetshëm, bëni një maskë duke përdorur vaj kokosi dhe mjaltë. Vendosni 4 lugë vaj kokosi në një enë dhe nxeheni në furrën me mikrovalë për 20 sekonda. Pastaj, shtoni 2 lugë mjaltë dhe përziejeni. Vendoseni maskën në flokë të lagur dhe lëreni të qëndrojë për rreth 40 minuta, pastaj lani flokët me shampo. Përdoreni këtë përzierje rreth një herë në javë dhe rezultatet e mahnitshme do të vijnë.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

3.Mënyra e grimit për të fshehur rrathët e zinj

Konturimi mund të përdoret nga të gjithë, por kërkon shumë kohë dhe do ta praktikoni më parë. Dhe çdo grua që nuk fle mjaftueshëm duhet të fshehë rrathët e zinj në sy. Ajo që mund të përdorni është një buzëkuq me ngjyrë si në foto.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

4.Një ide e lezetshme për transportin e sfungjerëve të make up-it.

A e keni gjithmonë problem se si dhe ku duhet ta vendosni sfungjerin tuaj të make up-it kur udhëtoni? Ekziston një zgjidhje: blini një vezë plastike të Pashkëve në një madhësi të mjaftueshme për sfungjerin. Mos harroni të bëni disa vrima në kapak për të mos lejuar që sfungjeri të marrë erë.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

5.Një mënyrë e pazakontë për të krijuar flokë me onde duke përdorur një pjaster.

Në mënyrë që t’i bëni flokët tuaj me onde duke përdorur një pjaster, ju duhet të ndani flokët tuaj në “tuba” të trasha ose të holla (në varësi të efektit që dëshironi të arrini) dhe t’i ngrohni ato. Dhe nëse dëshironi që flokët tuaj të duken edhe më mirë, bëni 3 gërsheta duke dhe bëjini ato me pjaster. Rezultatet mund t’i shihni në foto. Shikoni këtu për më shumë informacion.

6.Pastë për depilim në shtëpi

Për të krijuar një paste shtëpiake për depilim (që nuk ka ndonjë kimikat agresive), ju nevojiten 1/4 filxhan lëng limoni, 1/4 filxhan ujë dhe 2 gota sheqer. Përziejini përbërësit në një tigan të thellë dhe nxehini në sobë për 4-5 minuta. Sapo përzierja të vlojë, derdheni në një tas tjetër.

Përbërja do të duket si sheqer i karamelizuar, por mos kini frikë: lëreni substancën të ftohet dhe përziejeni mirë derisa të fillojë të shtrihet si çamçakëz. Pjesa tjetër e veprimeve është e njëjtë si kur punoni me dyll.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

7.Grimoni qepallat duke përdorur një lugë plastike.

Teknika e make up-it të syve me sytë e hapur është shumë e vështirë. Për ta lehtësuar përhapjen e mirë të grimit mbi sy përdroni një furçë të lehtë dhe një lugë plastike. Kjo do t’ju ndihmojë të vizatoni saktë vijat dhe do t’I bëni sytë njëlloj.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

8.Vazelina për të hequr pikat e zeza me sukses

Vajzat duhet të bëjnë shumë gjëra të ndryshme për të hequr qafe pikate zeza. Por siç rezulton, edhe vazelina mund të ndihmojë.

Vendosni një shtresë të hollë vazeline në lëkurën e thatë dhe mbulojeni me një qese plastike. Merrni një sfungjer vendoseni në ujë të ngrohtë, shtrydhni ujin dhe vendoseni mbi lëkurën ku keni pika të zeza. Më pas masazhojeni dhe në këtë mënyrë lëkura do të hapet duke e bërë pastrimin e poreve më të lehtë. Më pas lani fytyrën dhe aplikoni një hidratues. Por mos e bëni këtë çdo ditë pasi poret mund të bëhen të mëdha.

Get Rid Of Blackheads With Vaseline

9.Grimi i duhur për buzët pa çarje

Në mënyrë që të përdorni buzëkuqin duke i bërë buzët të duken më tërheqëse, në vend që të nxirrni në pah të çarat, është e rëndësishme të bëni diçka përpara se ta përdorni.

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur bukur buzët dhe fytyrën është të siguroheni që ato janë të hidratuara. Vendosni një balsam pa ngjyrë në buzë, lëreni ta thithë, dhe pastaj masazhoni buzët. Pas kësaj, vendosni përsëri balsam në buzë duke përdorur një sfungjer dhe mbuloni buzët me një shtresë të hollë të fondatinës suaj. Tani, ju mund të përdorni buzëkuqin tuaj.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

10.Një maskë për fytyrë të pastër

Ju mund të pastroni papastërtitë nga lëkura juaj, ta bëni atë të butë, të qetësoni zonat e irrituara dhe të parandaloni puçrrat me një maskë të dobishme që mund ta bëni në shtëpi.

Përzieni 1 lugë xhelatinë (pa erë), mjaltë dhe qumësht. Shtoni 5-8 pika vaj tea tree (i cili ka një efekt medicinal dhe antiseptik). Përziejeni substancën dhe ngrohni në furrë me mikrovalë për rreth 10 sekonda. Prekeni për të kontrolluar që nuk është shumë e nxehtë (por ende e ngrohtë) dhe shpejt vendoseni në fytyrën tuaj. 20-25 sekonda më vonë, maska do të thahet, që do të thotë që mund ta hiqni atë. Ju mund të gjeni udhëzime dhe foto më të hollësishme këtu.

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

Lexo edhe: 7 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X