7 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm

0 1

Flokët tanë kanë gjëndra dhjamore që prodhojnë vajra natyrale (sebum) që i mban ata të shëndetshëm dhe u jep shkëlqim. Por ndonjëherë gjëndrat dhjamore mund të prodhojnë më tepër se ç’duhet yndyra dhe flokët bëhen shumë shpejt si me vaj, duke humbur vëllimin dhe shkëlqimin e natyrshëm.

  1. Maskë me luleshtrydhe
    Luleshtrydhet mund të rregullojnë prodhimin e sebumit dhe gjithashtu mund të largojnë vajin e tepërt nga flokët tuaj. Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila është esenciale për shëndetin e flokëve tuaj. Përzieni 1/4 ose 1/2 filxhan luleshtrydhe dhe përdorni një sitë për të hequr  farat e vogla. Lëreni për vetëm 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë.
  2. Maskë me të bardhë veze dhe lëng limoni
    Rrihni një të bardhë veze e më pas shtojini një lugë gjelle kripë dhe lëng limoni. Përziejini mirë dhe aplikojeni në flokë. Mund ta lani pas 30 minutash me shampo dhe kondicioner si zakonisht.
  3. Maskë me argjilë blu ose të gjelbër
    Është produkti më i përdorshëm për flokët me yndyrë. Ajo ndihmon në eliminimin e qelizave të lëkurës së vdekur nga koka si dhe për të hequr vajrat e tepërta. Mos kini frikë të përdorni argjilën në flokë sepse është pluhur që largohet lehtë me anë të larjes. Përzieni dy lugë argjilë me ujë derisa të formoni një masë kompakte, por jo shumë të trashë. Mund ta shpëlani pas 10-15 minutash.
  4. Maskë me argjilë dhe të verdhë veze
    Përzieni 2-3 lugë argjilë me të verdhë veze dhe ujë. Fërkoni përzierjen në flokë dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët.
  5. Maskë me kos
    Për këtë maskë do t’ju duhet kos i thjeshtë dhe një lugë çaji sodë buke. Përziejini mirë. Mund të shtoni edhe pak lëng limoni dhe të bardhë veze të rrahur mirë. Aplikojeni dhe mabjeni 30-40 minuta në flokë. Lani flokët me shampo dhe kondicioner (zbutës flokësh) si zakonisht.
  6. Maskë me të bardhë veze dhe kripë
    Rrihni një të bardhë veze, shtoni një lugë çaji kripë, pak limon të shtrydhur dhe aplikojeni në flokë. Lëreni për 30 minuta më pas shpëlajeni.
  7. Maskë me mjaltë, limon dhe aloe
    Përzieni një lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur me një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle xhel aloe vera dhe një të verdhë veze. Përziejini mirë dhe aplikojwni në flokë. Shpëlajini pas 20 minutash me ujë të vakët.

Lexo edhe: Shafrani nje aleat i shkelqyer per bukurine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X