10 lëndët ushqyese që bëjnë më shumë për fytyrën tuaj sesa gjithë kremrat e shtrenjtë

Shumë prej nesh nuk e mendojnë dy herë blerjen e produkteve të shtrenjta për të hequr njollat e fytyrës apo për të shmangur plakjen dhe për ta bërë fytyrën të shkëlqejë.




0 0

Por sipas Mandi Nyambi, një eksperte amerikane e bukurisë, e cila njihet edhe si një biologe e famshme, duke e ditur se çfarë hani dhe duke ditur efektet e këtyre ushqimeve në lëkurën tuaj mund t’ju kursejnë shqetësimet dhe paratë.

Duke vënë në krye shmangien e pijeve me sheqer dhe duke theksuar përqendrimin në ngrënien e llojeve të duhura të  yndyrave, ajo ka zbuluar 10 lëndët ushqyese thelbësore që mund t’ju kursejnë një pasuri në produktet dhe trajtimet e shtrenjta:

  1. Vitamina A. Ushqimet me vitaminë A janë të shkëlqyera për të mbrojtur jetëgjatësinë e lëkurës tuaj, si dhe për të shpejtuar aftësinë e lëkurës tuaj për të riparuar vetveten. Përveç efekteve të dobishme të kësaj vitamine në lëkurë, konsumi i saj është i rëndësishëm për shikimin, sistemin imunitar dhe riprodhimin.

Ku ta gjeni: Peshku, vezët, mishi i viçit dhe qumështi janë plot me vitaminë A, por edhe spinaqi, karrotat si dhe patatet e ëmbla.

  1. Vitamina B12. E njohur edhe si kobaminë, Vitamina B12 është e pranishme në metabolizmin e çdo qelize të trupit tonë, dhe luan një rol kryesor në mënyrën se si thithim proteinat. Është e rëndësishme për sistemin tonë nervor dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në palcën e kockave. Kur bëhet fjalë për lëkurën, B12 ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të saj

Ku ta gjeni: Mishi, shpendët, vezët, midhjet dhe produktet e bulmetit të gjitha përmbajnë Vitaminë B12.

  1. Vitamina C. Duke qenë një nga vitaminat më të famshme që ekziston, vitamina C nuk ka nevojë për prezantim. Si një antioksidant shumë i njohur, kjo vitaminë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është një komponent kryesor i lëkurës sonë, por me kalimin e kohës, prodhimi i tij zvogëlohet, gjë që bën që të shfaqen rrudhat. Marrja e shtojcave të kolagjenit ose ngrënia e ushqimeve që janë të pasura me Vitaminë C mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

Ku ta gjeni: Frutat, veçanërisht portokalli, luleshtrydhet dhe boronica janë të pasura me Vitaminë C, si dhe perime si spinaqi, specat e kuq, domatet dhe lakra.

  1. Vitamina D. Gjithashtu shumë e njohur, Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit të pranishëm në trup.Vitamina D gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve. Mungesa e vitaminës D mund të rezultojë me dhimbje të muskujve dhe kockave, si dhe puçrra.

Ku ta gjeni: Ushqimet si qumështi, drithërat dhe lëngu i portokallit mund të ndihmojnë në shmangien e mungesës së vitaminës D. Dhe ekspozimi në diell ndihmon shumë.

  1. Vitamina E. Përpiquni ta shihni Vitaminën E si vitaminën kryesore që ndihmon në shkëlqimin e fytyrës. Roli i kësaj vitamine është të mbajë sa më shumë sytë dhe lëkurën tuaj të shëndetshme. Kjo lëndë ushqyese ofron një numër përfitimesh për kujdesin e lëkurës. Jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e jetëgjatësisë së lëkurës tuaj, është gjithashtu plot antioksidantë dhe ndihmon në parandalimin e formimit të plagëve.

Ku ta gjeni: Bajamet, farat e lulediellit dhe vajrat vegjetale përmbajnë vitaminë E, si dhe salmon, avokado dhe trofta.

  1. Vitamina K. Ndoshta një vitaminë më pak e vlerësuar sesa C ose D, vitamina K paraqet shumë përfitime kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj. Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut, që do të thotë se luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shërohen plagët tona. Prandaj ndihmon për të zvogëluar dhëmbëzimet, rrathët e errët dhe venat në lëkurë. Rrathët e zinj në sy zakonisht bëhet nga mungesa e gjumit. Lëkura bëhet më e hollë, dhe pjesët e lëkurës së errët dhe enët e gjakut nën të fillojnë të shfaqen. Vitamina K është vërtetuar se ndihmon që rrathët e errët të bëhen më pak të dukshëm.

Ku ta gjeni? Fatmirësisht, një gamë e larmishme ushqimesh e përmbajnë këtë ndihmës të vogël: kale, për shembull, është e pasur me Vitaminë K, si dhe produkte të qumështit dhe fruta si boronica. Vitaminë K gjithashtu ka mëlçia, por jo tek të gjitha shtazët.

  1. Zinku. Studimet kanë zbuluar se mungesa e zinkut mund të çojë në akne, kështu që mund ta kuptoni se kjo lëndë ushqyese duhet të jetë patjetër në dietën tuaj.

Ku ta gjeni: Kthehuni te mishi, midhjet qumështi dhe produktet grurit për të marrë sasinë e duhur të zinkut. Nëse keni një dietë vegane, mund të merrni edhe suplemente zinku.

8.OMEGA 3, 6, 9. Omega 3, 6 dhe 9 janë tre lloje të acidit yndyror që luajnë një rol vendimtar në mirëqenien e qelizave tona. Këto lloj Omega ka përfitime të ndryshme shëndetësore. Mandi shprehet se ato ndihmojnë me elasticitetin e lëkurës, riparimin e problemeve të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit. Trupi nuk mund të prodhojë vetë acide Omega 3, që do të thotë se ato duhet të treten nga njerëzit. Ato konsiderohen ‘yndyrna thelbësore’ dhe organizata World Heath rekomandon që të hamë dy porcione peshk yndyror në javë në mënyrë që të kemi një ekuilibër të Omega 3.

Ku ta gjeni: Lloje të ndryshme farërash, si farat e lirit, farat e kungullit dhe farat chia përmban omega 3, 6 dhe 9, si dhe vajrat bimore, fistikët dhe arrat. Mund t’i gjeni edhe tek peshqit yndyrorë siç janë salmoni dhe avokado.

9.Lactobacillus. Laktobacili është një lloj bakteri, por bakter i mirë. Sipas Mandit ndihmon në rregullimin e barrierave të lëkurës dhe luftimin e inflamacionit në të gjithë trupin.

Ku ta gjeni: Ushqimet e fermentuara si kosi përmbajnë të gjithë laktobacilin që ju nevojiten.

  1. Shafrani Indian. Shafrani i Indisë është një bimë e familjes së xhenxhefilit dhe ndihmon në balancimin e energjisë së trupit dhe forcimin e sistemit imunitar. Nuk është një lëndë ushqyese në vetvete, por përmban vitaminën C, kalcium, fibra, hekur, niacinë, kalium, zink etj.

Ku ta gjeni: Në dallim nga artikujt e tjerë të asaj liste, shafrani i Indisë nuk gjendet në ushqime, pasi është bimë. Ju mund të blini shafranin e Indisë pothuajse në çdo supermarket.

Lexo edhe: 10 mënyra natyrale për të trajtuar lëshimin e lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X