Zinku lufton hipertensionin, ja çfarë duhet të dini

0 0

 

Nivelet e zinkut më të ulëta se normalja mund të çojnë në uljen e sasisë së natriumit që del jashtë nga urina, duke kontribuar kështu në zhvillimin e hipertensionit. Zbulimi, shpjegojnë autorët e studimit, mund të çojë në përmirësime në terapi për të ulur presionin te pacientët që vuajnë nga sëmundja e veshkave dhe diabeti i tipit 2, në të cilin mungesa e zinkut është një dukuri e shpeshtë.

Zinku dhe natriumi

Siç shpjegohet nga studiuesit, sasia e reduktuar e natriumit që eliminohet përmes urinës, me mbajtjen konsekuente të këtij minerali në trup, është një shenjë e lidhur zakonisht me hipertensionin, por deri më tani roli i drejtpërdrejtë i mungesës së zinkut në aktivizimin e tensionit të lartë nuk është studiuar asnjëherë.

Eksperimentet laboratorike

Studimi u zhvillua në laborator me disa minj. Hulumtuesit i krahasuan nivelet e presionit të gjakut te minjtë meshkuj me mangësi të zinkut me minj të tjerë me nivele normale minerale, duke gjetur vetëm një zvogëlim të eliminimit të natriumit përmes urinës dhe zhvillimit të hipertensionit te grupi i parë. Hulumtuesit pastaj bënë një test të mëtejshëm: ata ushqyen vetëm një pjesë të vogël të grupit të minjve me nivele të ulëta të zinkut me një dietë të pasur me këtë mineral dhe sapo zinku arriti nivele adekuate, presioni i gjakut u zvogëlua dhe niveli i natriumit të nxjerrë përmes urinës u rrit.

Tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kronike

“Këto rezultate të rëndësishme tregojnë se rritja e riabsorbimit të natriumit të veshkave luan një rol themelor në hipertensionin e shkaktuar nga mungesa e zinkut, shkroi grupi hulumtues. Kuptimi i mekanizmave specifikë me të cilët mungesa e zinkut kontribuon në ndryshimin e presionit arterial mund të ketë një efekt të rëndësishëm në trajtimin e hipertensionit tek sëmundjet kronike”.

Zinku dhe rëndësia në trupin tonë

Zinku është një mineral për të cilin ne nuk dëgjojmë shumë, por që ka shumë funksione në trup. Prania e tij është e rëndësishme për stabilizimin e membranave dhe komponentëve të tjerë qelizorë, si dhe për forcimin e strukturës dhe integritetit të organeve. Është thelbësore për ndarjen e duhur të qelizave dhe rritjen dhe zhvillimin gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Gjithashtu është i përfshirë në sintezën e ADN-së, në modulimin e reagimit imunitar dhe në riparimin e indeve.

Lexo edhe: Tensioni i larte i nenes ne shtatzani demton femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X