10 gjerat qe e terheqin femijen e porsalindur

0 0

Shpesh shohim se fëmija i porsalindur tregon interes ndaj diçkaje që mund të ndodhet në ambientin që e rrethon, duke qënë shpesh më tepër kurioz ndaj një personi apo sendi të caktuar. Por cilat janë gjërat që e tërheqin më shumë një fëmijë të porsalindur?
Fëmijët e vegjël mund të duken gati të hipnotizuar ndaj një sendi të caktuar që mund të kenë para syve. Por cilat janë këto sende apo veprime? Ja 10 prej tyre.
1. Objektet e shndërritshme
Nëse jeni përballë një fëmije të porsalindur dhe keni veshur dicka të shndërritshme apo keni vendosur një bizhuteri mund të vini re se si shikimi ende i pazhvilluar mirë i fëmijs do të përqëndrohet tek ajo. Diçka që do të tërheqë edhe më tepër kuriozitetin e fëmijës do të jenë edhe një palë vathë që lëvizin vazhdimisht.
2. Fytyrat e njerëzve
Kjo është dçika që tashmë të gjithë e dinë, ata duken shumë të lumtur ndërsa shikojnë fytyrat e njerëzve që paraqiten para fytyrës së tyre. Ai do të paraqitet më tepër entuziast ndaj fytyrave të personave që i njeh, sidomos para asaj të nënës dhe babait. Fëmijët e porsalinur do të pranojnë mjaft mirë edhe fytyrat e personave që do të paraqesin para tij emocione positive.
3. Njollat dhe materialet e veçanta
Edhe pse shikimi i fëmijës së vogël nuk është ende i pazhvilluar mirë aim und të jetë në gjendje të dallojë një njollë që mund të ndodhet tek veshja e nënës së tij, duke shprehur në disa raste edhe kuriozitet për të. Gjithashtu të porsalindurit do të shfaqin shenja kurioziteti edhe ndaj një materiali të caktuar që mund të ketë veshur nëna apo ndaj kontrasteve të theksuar të ngjyrave si për shembull veshje bardhë e zi.
4. Objektet që prodhojnë zhurmë
Nëse do të bëni zhurmë me një objekt do të vini re se fëmija do të kthejë shikimin drejt tij. Një ndër këto sende që mund të përdorni janë edhe lodrat e posaçme të fëmijëve të cilat prodhojnë zhurmë, mund të përplasni duart me njëra-tjetrën ose mbi tavolinë etj. Të gjithë këta tinguj do të jenë një mënyrë argëtimi për fëmijën.
5. Puthjet dhe përkëdheljet
Edhe këto janë një lojë mjaft argëtuese për fëmijën e vogël. Të porsalindurit e adhurojnë ngrohtësinë që nëna apo babai ju fal nëpërmjet këtyre gjesteve. Kjo do të jetë gjithashtu një mënyrë e mirë për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis tyre.
6. Fëmijët i adhurojnë ngjyrat
Ngjyrat e theksuara si për shembull e kuqja, portokallia apo e verdha janë shumë interesante për fëmijën. Pamja e ngjyrave të theksuara e tërheq shumë kuriozitetin ne fëmijës, duke qënë kjo arsyeja që shpesh ai mund të fiksojë shikimin pas një perde apo mbulese me ngjyrë të tillë. Ngjyra e kuqe do të jetë tonaliteti që fëmija fillon të dallojë të parën.
7. Dashuria për kafshët
Kurioziteti dhe dashuria e kafshëve nuk kërkon një moshë të caktuar të fëmijës, sidomos kurioziteti që ata shfaqin ndaj maceve është vërtet mbresëlënës. Kafshët do të jenë gjithashtu një faktor që do të ndikojë shumë pozitivisht në zhvillimin e fëmijës, duke ndihmuar në përforcimin e anës emotive, sociale dhe njohëse të tij.
8. Fëmija tërqihet nga të bërtiturat e veta
Fëmijët kanë aftësi të njohin jo vetëm botën e jashtme por edhe atë të brendshme, pra veten e tyre. Të bërtiturat e tij shfaqin një kuriozitet i cili lidhet me aftësinë e tyre për të njohur tingujt që është në gjendje të prodhojë, për ta përdorur më pas si një mënyrë që do të tërheqë vemendjen e personave që i do dhe që e rrethojnë.
9. Objektet që nuk i shikon shpesh
Fëmija është shumë kurioz si edhe shfaq gëzim nëse shikon një objekt të ri, pra diçka që nuk përfshihet në lojën e tij të përditshme. Prania e këtyre objekteve do të shërbejë në disa raste edhe si një faktor qetësues ndërsa fëmija do të jetë duke qarë, kjo pasi një objekt i ri do të tërheqë pothuajse menjëherë vëmendjen e tij. Ndër këto objekte mund të jenë kapëset e rrobave, telekomanda, një revistë etj. Duhet të theksojmë se nëse fëmija juaj ka në dorë një objekt të tillë duhet të tregoni shumë kujdes.
10. Është i ndjeshëm ndaj aromave të reja
Fëmjët e porsalindur mësohen shpejt me aromat e reja duke mos treguar asnjë shenjë reagimi ndaj tyre pasi janë mësuar duke i nuhatur. Nëse një fëmijë do të nuhasë një aromë të re ai do të fillojë të lëvizë kokën, do të ndryshojë sjellje si edhe do të vihet re një rritje e frekuencës kardiake. Është shumë e rëndësishme që nëna e re të mos përdorë parfume, sidomos gjatë periudhës së parë pas lindjes, kjo pasi fëmija është shumë i dhënë pas aromës së saj. Do të jetë pikërisht aroma që do ta drejtojë atë drejt saj dhe drejt gjirit.

Lexoni dhe:Si të dalloni nëse foshnja juaj ka probleme me shikimin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X