Të gjithë prindërit duhet të dinë se diagnostikimi i hershëm i një problemi të shikimit të fëmijës mund të paraprijë zgjidhjen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Cilat janë sinjalet që nuk duhet të nënvlerësohen?
Mjekët pediatër këshillojnë që prindërit të tregojnë kujdes me disa sjellje të fëmijës, të cilat mund të tregojnë një problem që mund të ketë në shikimin e fëmijës. Nëse fëmija e mban kokën gjithmonë të vendosur në një anë ndërsa është duke studiuar, afrohet shumë me librin që po lexon, pulit shpesh kapakët e syve, fërkon sytë e skuqur, i jep bezdi drita ose paraqet një reflex të bardhë rreth syrit në fotografi, duhet të shkoni për vizitë tek mjeku okulist. Disa sinjale të tjera që nuk duhet të anashkaloni janë: sytë shumë të mëdhenj ose shumë të vegjël, një kapak i syrit është më i ulër krahasuar me tjetrin, irisi është i çrregullt në formë dhe ngjyrë.
Kur duhet të tregojmë më shumë kujdes?
Më tepër kujdes duhet të tregohet në rastet kur në familje është një histori e mëparshme me patologji të rëndësishme okulare ose një prej prindërve vuan nga strabizmi, njëri nga prindërit ka një sy makular.
Kujdesi që duhet të tregoni në shtëpi
Nëse fëmija është i vogël ju duhet të tregoni kujdes në lidhje me objektet dhe lojërat që kanë majë, si edhe ndaj substancave dhe lëngjeve irrituese dhe të rrezikshme për sytë. Duhet të kujdeseni që fëmija të mos prekë sytë nëse më parë ka prekur një prej tyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu