Zorra e irrituar prek një në dhjetë persona, zbulohet shkaku

0 0

Sindorma e zorrës së irrituar prek një në dhjetë të rritur, duke shkaktuar një mori sëmundjesh duke filluar nga fryrja e barkut deri tek kapsllëku, dhimbjet e barkut deri te diarreja. Shkaqet e zorrës së irrituar nuk dihen saktësisht, megjithëse besohet se stresi luan një rol të rëndësishëm. Sot, megjithatë, është identifikuar si mikroorganizëm i dëmshëm për zorrët e përgjegjës për çrregullimin, bakteri Brachyspira, që normalisht mungon në zorrën e shëndetshme. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën Gut nga ekspertë nga Universiteti i Gothenburgut në Suedi, bazuar në analizën e biopsive të zorrëve të një grupi pacientësh dhe një grupi individësh të shëndetshëm të kontrollit. Rezultati: bakteri u gjet në të paktën një të tretën e zorrëve të pacientëve që vuajnë nga zorra e irrituar, por jo në atë të personave të shëndetshëm.

Roli i bakterit

“Ndryshe nga shumica e baktereve të zorrëve, Brachyspira është në kontakt të drejtpërdrejtë me qelizat e murit të zorrëve – shpjegon autorja kryesore Karolina Sjöberg Jabbar -. Unë u habita kur gjeta Brachyspira në një numër në rritje të pacientëve, por kurrë tek individë të shëndetshëm ”.
Megjithëse rezultati duhet të konfirmohet në seri më të mëdha të pacientëve, përfundon studiuesja, “ne kemi besim se kemi gjetur një shkak të mundshëm të shërueshëm të sindromës së zorrës së irrituar, të paktën për disa pacientë”.

Zbulimi mund të ndihmojë në identifikimin e terapive efektive antibiotike ose probiotike që synojnë eliminimin e saj nga zorrët e të paktën disa prej këtyre pacientëve.

Meqenëse shkaqet e zorrës së irrituar nuk janë të përcaktuara mirë, nuk ka shërim universal. Përkundrazi, është e nevojshme të ndërhyhet të simptomat, përmes zakoneve të të ngrënit dhe mënyrave të shëndetshme të jetesës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X