Zbulohen shkaqet e reja te autizmit, nder te cilat mund të jetë edhe temperatura e nenes…

0 0

Shkaqet reale që shkaktojnë autizmin tek fëmija janë ende të papërcaktuara në mënyrë përfundimtare, por në ditët e sotme shkenca i grupon ato në faktorë gjenetikë dhe ambientalë. Nuk mund të lemë pas pa përmendur edhe shumë zëra që e lidhin autizmin me vaksinat, pikërisht për shkak të kohës që ai fillon të shfaqë shenjat, e cila përkon me kohën e kryerjes së vaksinës së MMR. Kjo hipotezë nuk ka arritur të provohet deri tani me asnjë fakt shkencor.

Studimet e reja flasin në lidhje me një tjetër faktor

Studiuesit amerikanë të Columbia University në New York (Mailman school of public health) kanë mundur të nxjerrin përfundime të reja që e lidhin spektrin e autizmit me temperaturën e nënës gjatë shtatzanisë. Të dhënat i përkasin 95 754 grave, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe ato të “Norvegian mother and child cohort study, që kanë lindur nga viti 1999-2009. Sipas tyrem gratë që kanë pasur tre ose më shumë episode temperature gjatë 3 muajve të parë të shtatzanisë kishin një probabilitet më të lartë për të lindur një fëmijë autik. Në këtë grup, përjashtohen gratë që kanë konsumuar ibubrofen gjatë temperaturës, të cilat nuk kanë sjellë në jetë fëmijë autikë.

Lidhja mes autizmit dhe temperaturës së nënës

Studiuesit nuk flasin në lidhje me motivet që kanë shkaktuar temperaturën, pra ajo mund të kishte shkaqe të ndryshme si për shembull një infeksion bakterial. Megjithatë, sipas tyre temperatura është një inflamacion akut që e ekspozon fetusin në një ambient inflamator që mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit. Megjithatë, mjekët këtë e konsiderojnë si një faktor të lartë rreziku dhe jo një shkak real.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X