Pas më shumë se dy muajsh izolim, qyteti ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, Wuhani i Kinës, do të rinisë qarkullimin më 8 prill. Lajmin e bën të ditur media shtetërore e Kinës.
Që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus dhjetorin e vitit të kaluar në qytetin kinez, sëmundja është shpërndarë në rreth 150 vende dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë botërore.
Masat e ashpra përfshijnë mbylljen e shkollave, bizneseve që nuk kanë rëndësi jetike si baret e restorantet dhe kufijve mes shteteve.
Sëmundja ka prekur mbi 381,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16,500 kanë humbur jetën. Kina, ditëve të fundit, ka raportuar për rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu