Vogelushi i dhunuar ne kopeshtin “Diren” ka nje te ardhme ndryshe perpara…

0 0

Vogëlushi tashmë 4-vjecar i dhunuar në ambientet e kopështit “Diren” nga administratorja A. Shabani tashmë është më i qetë dhe ka filluar të ndihet më mirë. Ai është një fëmijë i dashur dhe ka filluar të flasë, gjithcka falë përkujdesjes dhe dashurisë që ka marrë përgjatë këtyre 6 muajve. Diagnoza që mjekët i kanë vendosur këtij fëmije nuk është aspak ajo e aftësive të vecanta, dhe konkretisht autizmit, por “Traumë e fortë psikologjike”, e shkaktuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që fëmija ka marrë në institucionin përkatës. Si pasojë e kësaj dhune fëmija ka pësuar një bllokim, të cilin tani duket se është duke e kaluar për mrekulli, megjithatë djali 4-vjecar do të jetë nën përkujdesjen e mjekëve ekspertë, shpenzimet e së cilës janë ofruar të mbulohen për një periudhë 1-vjecare nga Armina Mevlani. Stafi i “Për nënat” i uron vogëlushit të ketë përpara një jetë të qetë dhe të lumtur pranë familjes së tij!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X