Oliver Miller është një i porsalindur i cili, papritur ka rrezikuar të vdesë edhe pse është vetëm 11 ditësh. I vogli, i cili jeton me familjen e tij në Hull të Anglisë, ishte më pak se dy javësh kur ai u gjend përpara vdekjes për shkak të një puthjeje. Nga një ditë në tjetrën i porsalinduri ka filluar të refuzojë qumështin dhe të tregojë shenja vuajtjeje: prindërit, të shqetësuar, menjëherë e çuan në spital, ku mjekët diagnostikuan një herpes të vogël që mund t’i merrte jetën.
Sapo mbërriti në spital, Oliver Milleri u transferua menjëherë në kujdesin intensiv. Atje ai u ushqye artificialisht dhe mjekët ishin në gjendje të kryenin disa teste për të kuptuar natyrën e çrregullimit të tij. Përmes testeve të ndryshme, personeli shëndetësor e kuptoi se Oliver ishte i infektuar me herpesin neonatal, pasi u puth nga dikush me të njëjtën sëmundje.
I porsalinduri u mbajt për 21 ditë në spital, ku u trajtua nga mjekët të cilët fatmirësisht ia dolën ta shpëtonin. Pas 3 javësh Oliver doli nga spitali, por trajtimi vazhdon ende. Prindërit do të duhet t’i japin antibiotikun për 6 muajt e ardhshëm.
Lucy Kendall, nëna 23-vjeçare e Oliver, e cila ishte shumë e frikësuar, donte të dërgonte një mesazh shumë të rëndësishëm: Respektoni të sapolindurit, mbajini larg nëse keni herpes. Mbani fëmijët tuaj të sigurt.
Asnjëherë mos i puthni të sapolindurit: herpesi nuk shihet gjithmonë
Puthja e fëmijëve të porsalindur është shumë e rrezikshme, aq më tepër në buzë. Edhe duart janë një pjesë që nuk duhet t’i puthni absolutisht, sepse foshnjat i vendosin vazhdimisht në gojë. Prandaj, puthja e duarve të një të porsalinduri nënkupton transmetimin, përmes pështymës të mikrobeve, baktereve dhe madje edhe infeksioneve të tilla si herpesi.
Lexo edhe: E ema puth femijen 3-muajsh ne buze, ai rrezikon te vdese
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu