Vështirësitë e të qenit lezbike dhe diagnostikimit me kancer gjiri

0 0

Në vitin 2006, në të 20at e mia u diagnostikova me kancer gjiri. Sikurse shumë gra mund ta dinë nga përvoja e tyre personale, një diagnozë kanceri të ndryshon jetën brenda natës. Nga një këngëtare e aktore e shëndetshme që punonte gjithë ditën, u ktheva në një paciente me kohë të plotë, e cila gjithashtu duhej të vazhdonte të punonte sepse i nevojiteshin para për trajtime si dhe sigurimi shëndetësor. Dhë sërisht, vështirësia e të qenit lezbike në një botë mashkullore, ngriti kokën ashpër. Ka njerëz që pyesin nëse të qenit lezbike ka ndonjë ndryshim nga gratë heteroseksuale, në lidhje me kancerin e gjirit. Unë ju përgjigjem: edhe ka, edhe s’ka.  Nga njëra anë, gratë e reja të çdo identiteti seksual që kalojnë kancerin e gjirit përballen me shumë nga të njëjtat vështirësi. Shumë prej nesh humbin pjesët e trupit të cilat, për shoqërinë, përcaktojnë gjininë femërore: gjoksin dhe ndonjëherë vezoret. Disa prej nesh janë futur në menopauzë të hershme, drakoniane. Shumë shqetësohen se mundësitë tona për të pasur ose birësuar fëmijë janë reduktuar në mënyrë drastike. Shumë luftojnë me shkatërrimin e kursimeve tona jetëshkurtër.

Por ka dallime. Formularët që plotësoja në shumicën e zyrave të mjekëve nuk kishin asnjë kategori për mua kur pyesja për statusin martesor, gjë që më bënte të ndihesha e izoluar dhe nuk kisha fare pyetje për identifikimin seksual dhe gjinor. Më është dashur të përballem herë pas here me mjekët, infermierët dhe personelin mjekësor; për të shpjeguar se “e dashura” ime femër është partnerja ime, dhe kështu një anëtare kryesore e sistemit tim të mbështetjes, jo thjesht një shoqe që rastësisht është femër. Çdo diskutim për efektet anësore të trajtimit mbi fertilitetin dhe seksualitetin ka filluar me supozimin se unë kryej marrëdhënie seksuale me burra.

Të dalësh te mjeku kërkon një hap shtesë që heteroseksualët nuk duhet ta bëjnë dhe ky hap kërkon energji shtesë. Siç e di kushdo që ka kaluar tmerret e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit, çdo shpenzim shtesë i energjisë mund të jetë pika e kthesës midis qëndrimit e fortë dhe rënies nga një shkëmb metaforik.

Përveç kësaj, kur shkoj te një profesionist mjekësor edhe në qytetin e njohur të Nju Jorkut, ekziston shqetësimi se mund të marr kujdes nën standarde, se partnerja ime mund të ndalohet të më vizitojë në spital, ose me gjasë nuk do trajtohem në mënyrë adekuate rrethanat e mia të ndryshme si një grua partnere me një grua.

Për shembull, një ditë, vite pas diagnozës sime, onkologia ime më tha që të bëja “kujdes”, që do të thotë të përdor kontracepsionin për të mos mbetur shtatzënë ndërsa merrja Tamoxifen. E korrigjova, por u tmerrova që ajo kishte tre vjet që më trajtonte dhe megjithatë nuk dinte asgjë për seksualitetin tim.

Mendoj se në ato ditë të hershme të turbullta nuk i kam përmendur kurrë onkologes sime se jam lezbike. Por përgjegjësia nuk duhet të ishte mbi mua. Nuk duhej të shpenzoja energji shtesë për të korrigjuar një supozim të përhapur se isha heteroseksuale. Mënyra se si e identifikoj seksualitetin dhe gjininë time, si dhe gjininë e partneres(ve), është jashtëzakonisht e rëndësishme për trajtimin dhe mbijetesën time afatgjatë. Kur personeli mjekësor ose mbështetësit supozojnë automatikisht se pacientët janë heteroseksualë ose kanë identitete gjinore konvencionale, atëherë ata, për shembull, nuk kanë gjasa të diskutojnë rrezikun e rritur të kancerit tek lezbiket, ose nevojën për ndërgjegjësimin për shëndetin e vezoreve, ose dëmi i mundshëm në shëndetin emocional që shtimi i një shtrese tjetër ndryshimi në gjini ose seksualitet mund të shkaktojë te një pacient me kancer. Dhe ata rrezikojnë t’i largojnë pacientët dhe t’i dekurajojnë ata nga shkëmbimi i informacionit që do t’i ndihmonte të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm.

Kujdesi mjekësor dhe mbështetja kulturore për pacientët LGBT me kancer duhet të fillojë me eliminimin e supozimeve për seksualitetin dhe gjininë, dhe përfshirjen e gjuhës, në formularë dhe në bisedë, që u sinjalizon pacientëve se të qenit LGB është një gjë e pranuar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X