Cdo nënë, pavarësisht periudhës në të cilën e sjell në jetë fëmijën e saj mendon se cila është mënyra e duhur për të veshur atë. Gjatë ditëve të para pas lindjes fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje të bëjnë vetërregullimin e temperaturës, dhe nuk kanë një funksionim të gjendrave të djersës, duke bërë që nëse kanë vapë të mos djersinë për të nxjerrë jashtë nxhehtësinë e tepërt, por thjesht skuqen dhe qajnë. Këto janë shenjat që përdor fëmija i porsalindur për të komunikuar me ju. Nga ana tjetër nënat nuk duhet të gabojnë duke u përpjekur të kontrollojnë gjendjen e fëmijës me anën e prekjes së duarve dhe këmbëve, të cilat janë më të ftohta. Fëmija duhet të kontrollohet gjithmonë në zonën abdominal, e cila është një zonë që reflekton në mënyrë ideale temperaturën e trupit.
A kanë vërtet fëmijët e vegjël më shumë ftohtë?
Jo! Kjo është totalisht e gabuar, për këtë arsye nuk duhet ta vishni fëmijën më shumë nga sa jeni veshur vetë ju. Nëse do të bëni dicka të tillë, fëmija kur të rritet do të ndiejë nevojën e veshjes trashë duke bërë që të djersijë dhe të sëmuret më shpesh.
Si duhet veshur fëmija?
Fëmija duhet të ketë veshur një trupore pambuku e cila duhet të jetë në kontakt me lëkurën në mënyrë që ajo të mos irritohet. Këpucët dhe kapuçi duhet të vishen në rastet kur fëmija fillon të ecë si edhe kur bën ftohtë, ose në rast se ka shumë diell.
Po ambienti?
Dhoma ku fle fëmija nuk duhet të ketë një lagështirë më të lartë se 60-65%, gjë e cila e lejon temperaturën e trupit të qëndrojë rreth 36 gradë. Kujdes me larjen e veshjeve të fëmijës, të cilat duhet të lahen me detergjent shumë delikat, të përshtatshëm për lëkurën e tyre.
Lexoni edhe: Si ti vishni femijet ne dimer?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu