Varianti Delta i virusit: një rrezik për fëmijët

0 0

Ndërsa pandemia përparon, me përhapjen e variantit Delta të virusit Sars-CoV-2 dhe rritjen e numrit të të infekektuarve, studiuesit kanë frikë se mburoja që ka mbrojtur të vegjlit, fëmijët dhe të rinjtë, përkatësisht përgjigja e tyre imune e lindur ( dmth reagimi primitiv, por i shpejtë ndaj patogjenëve), mund të mos zgjasë shumë më gjatë, sipas një artikulli të “Nature”.

Të dhënat nuk janë ende të sigurta

Të dhënat janë ende të paqarta nëse fëmijët janë më të prekshëm nga varianti Delta se të tjerët, por sugjeron që fëmijët kudo kanë filluar të jenë një pjesë më e madhe e infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Për momentin, shtimi i shtrimeve në spital të fëmijëve ku qarkullon Delta duket se është rezultat i infektivitetit më të madh në të gjitha grupmoshat, kombinuar me faktin se shumë të rritur janë vaksinuar ose tashmë kanë pasur Covid. Deri në muajin e kaluar, rreth 15% e të gjitha rasteve me Covid në SHBA përfshinin njerëz nën moshën 21 vjeç. Në Indi, testet serologjike treguan se mbi gjysma e fëmijëve midis moshës 6 dhe 17 vjeç, që është dy të tretat e popullsisë totale, kishin antitrupa ndaj Covid. Fëmijët më pas infektohen, por ndoshta virusi nuk riprodhohet brenda tyre si tek të rriturit.

Sistemi mbrojtës i fëmijëve

Një studim paraprak me 110 fëmijë tregon se nga foshnjat tek adoleshentët ka një ngarkesë të lartë virale, veçanërisht menjëherë pas infeksionit. Lael Yonker, nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston, shpjegon se virusi ekziston dhe është i zbulueshëm, por ai është gjithashtu i gjallë dhe për këtë arsye është infektiv.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët e infektuar së fundmi me Covid kanë neutrofile më aktive, të cilët janë linja e parë e reagimit ndaj pushtuesve. Roland Eils, nga Instituti i Shëndetit në Berlin, theksoi se për të rriturit duhen dy ditë për të rritur sistemin e mbrojtjes kundër viruseve në të njëjtin nivel që shihet tek fëmijët që nga dita e parë.

Shqetësimi i studiuesve është se pothuajse të gjithë viruset kanë gjetur mënyra për të shmangur sistemin imunitar të lindur dhe Sars-CoV-2 nuk bën përjashtim. Deri më tani, fëmijët kanë fituar me imunitetin e tyre të lindur, por disa kanë frikë se kjo mburojë mund të mos zgjasë shumë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X