Ushqim falas nëse prindërit nuk përdorin celular gjatë darkës

0 0

 

Prindërit që heqin dorë nga telefonat gjatë darkës do të shpërblehen me ushqim falas për fëmijët e tyre në një zinxhir restorantesh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nismë është ndërmarrë në kaudër të përmirësimit të marrëdhënieve familajre në tryezën e darkës.

Promovimi u njoftua pas një studimi që zinxhiri i restoranteve zhvilloi në fillim të këtij viti, ku ata studiuan sjelljen e tryezës së darkës për më shumë se 1,500 njerëz. Dhe rezultatet ishin tronditëse: pothuajse një e katërta e prindërve pranuan jo vetëm që përdorin telefonat gjatë darkës, por edhe kur fëmijët flasin për ditën që kanë kaluar.

“Pamë mënyra të ndryshme që mund të inkurajojmë njerëzit që të angazhohen më shumë në tryezën e darkës, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar dhe për të përqafuar kohën e familjes “, shpjegoi një zëdhënës i rrjetit të restoranteve.

Eksperti i prindërimit Susan Atkins pajtohet duke thënë, “Duke larguar telefonat, prindërit po dërgojnë mesazhin se fëmijët e tyre janë të rëndësishëm për ta. Prindërit janë model në gjithçka që bëjnë dhe thonë kështu që menaxhimi i kohës së kaluar para ekranit i jep fëmijëve shembullin se kur dhe ku është i përshtatshëm përdorimi i teknologjisë.

Për të përfituar nga fushata aktuale, e cila filloi më 27 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 7 dhjetor, prindërit duhet t’i vendosin telefonat e tyre në një kuti të veçantë përpara fillimit të vaktit. Pas darkës, telefonat do t’u kthehen atyre dhe ushqimet e fëmijëve të tyre do të jenë pa pagesë.

Lexo edhe: “Do te doja qe celulari i mamit dhe babit te mos ishte shpikur kurre”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X