Tragjedi në Berat, vdesin foshnjat binjake. Flet drejtoresha e spitalit

0 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Berat, ku dy binjakë 5-muajsh, ndërruan  jetë. Ata u dërguan në spital të pajetë dhe dyshimet e para ishin se fëmijët mund të ishin helmuar nga qumështi me kuti.

Por sipas burimeve nga spitali i Beratit, nga analizat e kryera nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre. Mjekët dyshojnë te një tjetër pistë, se binjakët mund të jenë asfiksuar nga soba me dru në shtëpi.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi. Kjo e fundit tregon sesi ndodhi ngjarja dhe veprimet që janë kryer.

“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”.

Nëna i kishte lënë për pak kohë binjakët me një fqinjë, pasi ishte larguar për  në dyqan. Kur është kthyer, ajo i ka gjetur pa jetë vogëlushët e saj.

Ndërkaq, ende vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së vogëlushëve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X