Të lindësh në kohë pandemie është bekim në maskim

0 0

Një muaj më parë, unë isha 38 javëshe shtatzanë, plot ankth, zemërim dhe frikë. Protokollet spitalore po ndryshonin çdo ditë. Vizitorët ishin ndaluar. Gratë që ishin për të lindur mund të kishin vetëm një person me vete. Nuk e kisha menduar kështu lindjen e fëmijës tim të tretë.

Dy javë më vonë, burri im dhe unë shkuam në spital për të lindur dhe na dhanë maska. Na u tha që t’i vendosnim ato sa herë që dikush hynte në dhomën tonë. Infermierët gjithnjë ishin me maska, siç ishte edhe mjeku. Ky ishte fëmija im i tretë dhe i gjithë procesi ishte aq i ndryshëm nga dy të tjerët.

Gjatë dy lindjeve të mia të para, kemi pasur mysafirë gjatë qëndrimit në spital dhe më shumë mysafirë pas lindjes. Nuk kishte maska. Asnjë protokoll i frikshëm. Ishte një festë dhe të gjithë ishin të ftuar.

Këtë herë, ishte vetëm burri im dhe unë. Dhoma ishte e qetë. Asnjë kaos vizitorësh. Bisedat ishin vetëm mes nesh. Vetëm ne të dy për herë të parë në gjashtë vjet e gjysmë.

Unë thjesht do ta them: lindja gjatë pandemisë ishte një bekim në maskim.

Lindja me korridore të qeta në një dhomë të qetë, e mbushur vetëm me ne të tre. Ne e mirëpritëm këtë fëmijë pa pritur të vinin njerëz me nxitim, ndërkohë që ne duhet të plotësonim kohën e nevojshme të qëndrimit lëkurë në lëkurë. I dhashë gji pa u mbuluar.

Ishim vetëm ne dhe djali ynë i vogël. Ishte e përkryer.

Njëzet e katër orë më vonë u kthyem në shtëpi. Për shkak të distancës sociale, nuk kishte vizitorë dhe shkollë. Nuk ka pasur dërgim në shkollë në mëngjes, ose marrje nga shkolla në mesditë. Nuk kishte asnjë “pastrim paniku” për vizitorët. Nuk kishte orare.

Vajzat tona kanë qenë në gjendje të lidhen me vëllain e tyre të vogël gjatë gjithë ditës, çdo ditë. Të mos kesh orar me një të porsalindur ka qenë një ëndërr. Nuk ka presion për të dalë nga shtëpia.

Nëse jeni një nënë shtatzënë që do të lindë gjatë gjithë kaosit të botës tani, qetësohuni. Merrni frymë thellë. Ndoshta nuk është se si e imagjinonit lindjen tuaj, por gjeni bekimin përmes kësaj rrëmuje.

Shijoni këtë pushim nga jeta reale, bëni kujdes me të porsalindurin dhe shijoni çdo minutë të fazës së të porsalindurit. Shumë shpejt, ai fëmijë i ri i vogël nuk do të jetë më i vogël.

Lexo edhe: Fëmijës sim të vetëm, gjatë qëndrimit në karantinë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X