“Të dua shumë zemër”, Rudina Magjistari merr surprizën për herë të parë, nuk mban dot lotët/ VIDEO

0 0

Mirënjohja ka qenë tema që ka zgjedhur të diskutojë Rudina Magjistari mbrëmjen e Krishtlindjeve. Zgjedhja ka qenë jo e rastësishme, pasi mirënjohja siç edhe u diskutua është ndjenja që sjell lumturi e paqe, ndjenjat që synon të përhapë në mbarë njerëzimin festa e shenjtë e Krishterë.

Kështu, me të ftuarit në panel u diksuta gjatë mirënjohja dhe u tha shumë herë “Faleminderit, por në fund ishte Rudina që mori një surprizë, ku i thanë faleminderit dhjetëra ndjekës të programit të saj në gjithë botën, si dhe stafi me të cilin punon.

“Unë nuk e di, por mbeta pa fjalë. E falenderoj pafund stafin tim sepse e kam të jashtëzakonshëm, ju dua fort. Faleminderit shumë për këtë surprizë të jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër në jetën time”- tha Rudina, pa e ditur se surpriza nuk mbaronte me kaq.

Surpriza më e bukur ishte dedikimi që bashkëshorti dhe vajza Mia kishin për moderatoren e dashur. Lulet prej tyre e emocionuan pafund Rudina Magjistarin. Ajo hapi edhe dedikimin e Mias, që e ndau me gjithë publikun.

“Kjo është një kartolinë nga Mia ime, o shpirti i mamit. “Mami të dua”, e ka shkruar me shkrimin e vet, ka filluar të mësojë të shkruajë… zemra ime. Faleminderit shumë edhe dashurisë së jetës time, bashkëshortit tim, shumë faleminderit. Të dua shumë zemër”.

Situata emocionuese përloti edhe të ftuarit në studio dhe me siguri shumë nga publiku që e ndoqën përmes ekranit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X