Vogëlushi i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroi Arti feston sot ditëlindjen. U bënë tre vite që ai sjell lumturi në familje, që është gëzimi më i madh i dy prindërve, por edhe i motrës së tij Xhoelit.
Ndoshta në një situatë tjetër, moderatorja do kishte organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e të birit, por në kushtet që gjendemi, Kroi po feston me “tre shokët e tij”, personazhet e preferuar të vendosur në tortë.
“3 vjeç, 3 shoka 😍 Kroi, Tow Truck and The police car ❤️ Ps. ne këndojmë, Artushi ha tortën”, – shkruan Bieta në videon ku duket djali dhe Albani me tortën, ndërsa Bieta bën videon dhe të dy i këndojnë vogëlushit këngën e ditëlindjes.
Më pas ajo ka bërë një postim të ndjerë, mje fjalë zemre: “Sot 3 vite ne, në krahët e njëri-tjetrit, kuptoj shumë mirë të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe ua uroj me shpirt atyre që akoma nuk kanë kaluar nëpër këto shtigje emocionesh 💕 thjesht, dashuri 😍”, – shkruan Bieta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu