Skerdi, djaloshi që ndriçon sytë me dritën e shpresës

Skerdi Ferko, qe ne lindje kishte probleme serioze me shikimin. Per vite me radhe mjeket nuk ishin ne gjende te identifikonin problemin e per rrjedhoje as trajtimi qe i behej nuk ishte i duhuri. Ne moshen 28-vjeçare ndjeu pasojat me te renda te semundjes. Megjithate ai kurre nuk e ka humbur forcen dhe besimin se gjerat do te permiresohen dhe eshte perpjekur gjithmone te beje nje jete normale e te pavarur.




0 0

Nga Desara Bregu

Ai po vinte në jetën e prindërve duke premtuar gëzimin e fëmijës së parë, por dita e lindjes së Skerdit u bë shpejt një dyzim emocionesh të forta, ekstremisht të kundërta. Bashkë me lajmin e lindjes, familjarët e tij morën edhe lajmin se vogëlushi kishte probleme serioze zhvillimore dhe duhej të qëndronte për 15 ditë në inkubator.  Ajo që mjekët thoshin ishte se vogëlushi nuk kishte reagim normal ndaj lëvizjeve të tyre. “Mendoj se kanë qenë çaste të vështira për prindërit e mi, pasi isha fëmija i tyre i parë dhe probleme të tilla besoj se ua prishën disi gëzimin e madh për ardhjen time në jetë edhe pse ata përherë më vërtetuan të kundërtën”,- rrëfen Skerdi, tashmë 29-vjeçar. Që në lindje, ai është ndjekur nga mjekët e qytetit të tij, Fierit, por asnjëherë nuk morën një përgjigje të qartë për diagnozën e të porsalindurit. Këmbëngulja e prindërve të Skerdit për të gjetur e më pas trajtuar sëmundjen, i drejtoi ata në kryeqytet. Aty, mësuan se vogëlushi ishte i verbër nga njëri sy, ndërsa nga tjetri shikonte, por gjithsesi kishte probleme serioze. Megjithatë, ende nuk u thanë një emër sëmundjeje, që të fillonin edhe trajtimin specific të saj. E vetmja përgjigje e mjëkëve ishte “një problem i lindur”.

Kështu, fëmijëria e tij vazhdoi me vështirësitë e një personi që nuk shikonte, ose shikonte shumë pak, megjithatë, problemi me të cilin lindi nuk e pengoi për të pasur një jetë normale, si ajoe të gjithë bashkëmoshatarëve. Skerdi ka pasur shumë shokë e shoqe, që në moshë të vogël, derisa kur u bë pesë vjeç, jetai dhuroi shokun më të ngushtë, vëllain e tij të vogël, të cilin ende sot e ka bashkudhëtar në çdo hap dhe krahun e tij të djathtë. Megjithatë, për fat të keq nuk kanë munguar as ofendimet, të sharat e bullizmi për fatkeqësinë me të cilën bashkëjetonte Skerdi. Por, ky djalosh dëshmon një forcë të jashtëzakonshme duke u shprehur se këto kanë qenë vetëm zënka fëmijësh, pasi ai kurrë nuk ka nisur asnjë garë apo lojë duke u ndjerë i nënvlerësuar. Për të, ai ishte i barabartë me gjithë fëmijët e tjerë. Kështu ndoqi edhe shkollën nëntë vjeçare e më pas gjimnazin, paralelisht me bashkëmoshatarët dhe me një sinqeritet mbresëlënës, ai tregon se rezultatet nuk i ka pasur të shkëlqyera, por shtysa e nënës dhe mësueses për të ecur përpara në rrugën e dijes, i kanë dhënë shumë frymëzim. Ai ishte një djalë aktiv, i qeshur, i shoqërueshëm dhe kurdoherë gati për të ndjekur ëndrrat e pasionet e tij. “I pëlqej sportet dhe luaja përherë futboll në lagje, ngisja fare pa mund biçikletën dhe shëtisja gjithë qytetin me të, madje në ditët e nxehta të verës, bëja 18 kilometra me biçikletë për të shkuar në plazhin e Semanit”, – tregon me pasion Skerdi.

Por, sëmundja ende e paidentifikuar ishte aty. Dhe pasojat e saj vepronin çdo ditë, duke dobësuar në mënyrë progresive shikimit e Skerdit. “Vite më vonë doktorët na shpjeguan se problemet i atribuoheshin glaukomës, e cila përfaqëson një grup problemesh të syrit, që shkaktojnë dëmtim të vazhdueshëm të nervit optik deri në pikën që nervi nuk lejon që syri të transportojë më informacioninvizual në tru. Duke mos njohur shkakundhe gjenezën e këtij problemi, mjekët e kishin të vështirë trajtimin e tij, ndërsa ne e kishim të vështirë parashikimin apo parandalimin e humbjes së shikimit në vlera kaq të larta në vitet e ardhshme”, – shpjegon me detaje i riu, tashmë shumë i vetëdijshëm për problemin e tij.

Por, a ka pasur ndonjë moment shprese për Skerdin dhe familjarët e tij? A kanë parë ndonjëherë me sytë e zemrës një dritë jeshile që do të mund të kthente shikimin e djaloshit edhe në sytë e vërtetë? “Në vitin 1997, prindërit më kanë çuar në Tiranë sërish për të brë disa vizita tek disa mjekë që vinin nga Rusia. Në fakt ato ishin vite të vështira për të gjithë, mbaj mend disa ngjarje kur kam qenë vetëm shtatë vjeç dhe në një periudhë të tillë, mjekët u kërkuan prindërve të mi shtatë million lekë të vjetra për të më bërë një operacion në Rusi, por pa dhënë asnjë garanci”, – thotë Skerdi. Për familjen e tij, një kërkesë e tillë, pa premtuar asgjë në këmbim nuk ishte fort e besueshme dhe nuk e pranuan.

Edhe njëherë, u kthyen në pikën ku kishin nisur. Skerdit i duhej të vazhdonte sërish jetën, në kushtet që gjendej, pa premtime mrekullibërëse për shikimin e tij. Por, djaloshi ia doli. Në përfundim të shkollës së mesme, ai kreu një kurs profesional për hidraulik, që i shërbeu për një eksperiencë pune gati një vjeçare, ku punoi në projektin e një pallati në ndërtim si ndihmës hidraulik. “Kushëriri im kishte ndjekur më parë një kurs të tillë dhe më kishte marrrë disa herë me vete në punë. Aty mora shkëndijën për të filluar edhe unë kursin. Gjatë eksperiencës në fjalë mendoj se mësova shumë jo vetëm për çështjet teknike, por në lidhje me të punuarin në grup, sjelljen dhe komunikimin. Të punosh është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që mund të bësh për veten, familjen apo shoqërinë. Të gjithë duhettë përpiqemi të përmirësojmëjetën tonë dhe puna është një nga faktorët kryesorë në përmirësimin e saj”, – tregon Skerdi me entuziazëm për këtë eksperiencë që i ka shërbyer kaq shumë.

Por, një vit më parë, kur Skerdi ishte 28 vjeç, filloi të kishte probleme të rënda shëndetësore. Brenda pak ditësh, në mënyrë të menjëhershme ai përjetoi dhimbje shumë të forta koke dhe mjegullim të shikimit. Paas kontrolleve dhe analizave të nevojshme, rezultoi se kishte tension të lartë të syrit. “Meproblemin tim u angazhua një mjeke okuliste në Tiranë, e cila duke parë gjendjen vendosi të bënte një ndërhyrje. Vlerat e tensionit u ulën disi, por asnjëherë nuk u normalizuan dhe ekspozimi ndaj rrezikut mbetej i lartë”, – kujton Skerdi momentin e vështirë.  Shikimi i tij ishte dobësuar shumë dhe si të mos mjaftonte kjo, askush nuk e përcaktonte saktësisht problemin dhe nuk mund të mundësonte një trajtim efikas për të. Ishte pikërisht kjo kohë kur një i afërm u sugjeroi një klinikë të specializuar në Janinë dhe prej afro një viti ai e ndjek atje problemin e tij. Në këtë klinikë Skerdi u njoh me një mjeke shumë të mirë e profesioniste, por për ironi të fatit mësoi gjithashtu prej saj se ndërhyrjet e mjekëve në Shqipëri kishin qenë tërësisht të paarsyeshme, madje as nuk ishin kryer me dijeninë e prindërve të Skerdit. Rasti vërtet ishte i komplikuar dhe specifik, por nëse ai do të kishte qenë më herët në kontakt me mjeken në Janinë, përkeqësimi deri në fazën aktuale do të ishte parandaluar. “Shikimin e ndiej pak më të dobët sesa ka qenë më parë, por qëndroj shumë pozitiv dhe besimplotë se e ardhmja do të rezultojë me ditë të lumtura për mua”,- shprehet Skerdi i bindur.

Tashmë që shikimi i tij është dobësuar shumë, ai nuk mund të kryejë të gjitha aktivitetet që kryente më parë, sepse nuk është nëgjendje të shikojë më larg se 2-3 metër. I ndodh shpesh të mendojë si do të kishte qenë jeta etij po të shikonte, por është i vetëdijshëm se koha nuk mund të kthehet pas. Kështu, ai vazhdon jeton makismalisht me mundësitë e tij, duke u kujdesur gjithmoëpër mjekimet në mënyrë që të përmirësojë sado pak gjendjen. “E përditshmja ime nuk është magjike, por mundohem të shijoj çdo cast. Ngrihem herët, përgatis mëngjesin, pi ilaçet. Pres dajën që më viziton ço ditë, i shërbej kafen, më pas dal me shoqërinë. Bjë ndonjëpazar dhe kthehem përpara drekës. Më pëlqen shumë të shoh filmat komedi, aksion, më pëlqejnë librat. Shpesh mblidhemi me shokët në shtëpitë e njëri-tjetrit për të shijuar ndonjë gotë birrë. Për mua këto çaste janë thjesht magjike”- thotë Skerdi shumë optimist për jetën e tij.

Ku e gjen këtë forcë e optimizëm 29-vjeçari, fati itë cilit u përcaktua që në lindje dhe mbi të gjitha u keqpërdor nga mjekë që morën përsipër kompetenca që nuk i kishin dhe si rezultat, ai është në një gjendje pa kthim pas, e cila mund të kishte qenëlehtësisht e parandalueshme? Vështirë të gjendjet një arsye logjike për optimizmin në një situatë të tillë, prandaj dhe burimi i forcës së Skerdit shkon përtej arsyes, lidhet fort me besimin, me Krijuesin, metë mbinatyrshmen. Kur ai ishte në shkollën fillore, nëna e tij nisi të shoqërohej me dëshmitarët e Jehovajit dhe Skerdi e shoqëronte ndonjëherë në mbledhje. Fjalët etij dëshmojnë besimin, i cili shpjegon qasjen pozitive tëSkerdit ndaj një problemi kaq të rëndë me të cilin ka pasur fatin të jetojë që në lindje. “Aty njoha njerëz shumë të mirë që më përkrahën. Bibla ka shumë shembuj pozitivë frymëzues, që me ndihmën e Perëndisë kanë kaluar situatat me optimizëm. Nga Bibla kam mësuar se Perëndia ka qëllim të sjellë një botë të re, ku nuk do të ketë më sëmundje. Kjo gjë më jep shpresë se gjendja ime është e përkohshme dhe i kaloj më lehtë problemet”.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X