Si te veprojme nese femija ka dhimbje?

0 0

Bebet ndiejnë dhimbje dhe këtë mund ta pohojë edhe një nënë, bebi i së cilës ka përjetuar dhimbje veshi. Por si duhet të veprojmë? Cilat janë gjërat që duhet të dimë?
Dhimbjet e fëmijës
Po mendoni si ta kuptoni nëse fëmija juaj ka dhimbje? Nëse fëmija juaj ka të qara të vazhdueshme, refuzon ushqimin, e mban trupin tepër të tendosur etj duke shoqëruar këto shenja edhe me temperaturë, është e rëndësishme të njoftoni mjekun. Temperatura shumë e lartë është shumë e rrezikshme dhe në disa raste mund të jetë shenjë e meningjitit, prandaj nëse rritet shumë duhet të shkoni tek mjeku para se t’i jepni një medikament për uljen e saj, kjo pasi mund të jetë më e lehtë të diagnostikohet infeksioni që fëmija mund të ketë.
Dhënia e medikamenteve
Nëse fëmija ka dhimbje mund të përdorni diçka për ta qetësuar atë. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’i jepni fëmijës një medikament që përmban aspirinë, por vetëm paracetamol ose ibubrofen. Medikamenti duhet të jepet tek fëmijët në varësi të peshës dhe moshës. Ibubrofeni nuk duhet të përdoret tek fëmijët nën 6 muajsh.
Kini parasysh se gjatë dhënies së një medikamenti kundër dhimbjes që ndien fëmija nuk duhet të qëndroni në errësirë. Në të kundërt mund të gaboni me masën. Nuk duhet t’i jepni një fëmije një medikament të rriturish kundër dhimbjeve edhe nëse kanë të njëjtin përbërës kryesor për shembull paracetamolin. Përdorni matësin e posaçëm dhe asnjë tjetër. Në të gjitha paketimet ka një lugë matëse e cila është ajo që duhet të përdorni.
Një tjetër mënyrë për lehtësimin e dhimbjeve
Kontakti lëkurë me lëkurë është shumë efektiv, pa harruar sigursht edhe ushqyerjen me gji. Qëndorni me fëmijën tuaj pranë në një dhomë të qetë dhe me pak dritë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për një fëmijë që ka dhimbje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X