Të jesh i sëmurë nuk është diçka që kalohet lehtë, dhe kjo bëhet edhe më e vështirë nëse bëhet fjalë për një fëmijë. Duke qënë se gjatë natës situata bëhet edhe më e vështirë kemi sjellë disa këshilla “nga nënat-për nënat”.
Përgatituni: vendosni pranë shtratit të fëmijës peshqirë të pastër, qetësues për dhimbjet (shurup), pastrues për hundët sprajt ose fiziologjik të thjeshtë. Gjithashtu i bëni edhe një banjo të ngrohtë e cila do ta ndihmojë shumë. Shkoni edhe ju në shtrat menjëherë pasi shkon fëmija në mënyrë që të keni energji për të përballuar natën.
Thyeni rregullat: nëse fëmija është i sëmurë është më e rëndësishme të plotësohen nevojat e fëmijës më shumë se ndjekja e rutinës së përditshme.
Kujdes me temperaturën: vendosni kompresa të ftohta në kokën e fëmijës si edhe i jepni shurup. Është shumë e rëndësishme që dhoma e fëmijës të ajroset vazhdimisht.
Kërkoni ndihmë: nëse do të qëndroni gjithë natën zgjuar në mëngjes nuk do të jeni më në gjendje t’i përgjigjeni nevojave të fëmijës, për këtë është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga familjarët në mënyrë që edhe ju të qetësoheni disi.
Përdorni akull: unë tek fëmijët e mi përdor kasata akulli, të cilat e hidratojnë atë dhe ndihmojnë në uljen e temperaturës por edhe në qetësimin e fytit të irrituar. Mos mendoni se kjo do ta sëmurë më tepër fëmijën, përkundrazi.
Qëndroni pranë fëmijës: asnjëherë nuk e kam lënë fëmijën të flejë në dhomën e vet kur kur ka qënë sëmurë. Ai ka qënë pranë meje. Mendoj se shtrati i fëmijës duhet të jetë shumë pranë atij të nënës në mënyrë që ajo të ketë gjithçka nën kontroll.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu