Si te parandalojme dhe trajtojme skuqjen e qafes se bebes?

0 0

Është shumë e rëndësishme që zona e qafës së bebeve por edhe sqetullave të mbahet gjithmonë e thatë në mënyrë që të evitohet skuqja e lëkurës së tyre. Kujdesi më i madh duhet të tregohet kryesisht pasi bebes i është bërë banjo, duke tharë me kujdes këto zona për të aplikuar më pas një produkt hidratues.

Si të thajmë në mënyrën e duhur qafën e fëmijës?

Pasi i keni bërë banjo bebes tuaj e shtrini në vendin e ndërrimit dhe më pas shkoni mbrapa tij, pra në zonën ku fëmija ka kokën për t’i tërhequr vëmendjen me një lodër apo një send tjetër. Në momentin që ai e ka ngritur kokën mjaftueshëm drejt objektit, ju e thani qafën e tij.

Gjithashtu edhe në stinën e verës duhet të tregohet kujdes i madh, kjo pasi djersa do të kthehet në një problem edhe për zonën e qafës së të porsalindurit. Këshillohet që bebes t’i bëhen banjo duke përdorur niseshte orizi. Këshillohet gjithashtu të nxirrni fëmijën në diell, jo vetëm për të marrë vitaminën D, por edhe për të ajrosur lëkurën në mënyrë natyrale.

Si të trajtojmë skuqjen e lëkurës në zonën e qafës?

Sic e thamë edhe më sipër është e rëndësishme që ajo të qëndrojë e thatë në mënyrë që të parandalohen skuqjet, por nëse tashmë irritimi është shfaqur duhet të përdorni një krem me bazë oksid zinku. Në rast se skuqja është tepër e vogël nuk duhet të përdorni krem, kjo pasi lëkura do të zbutet më tepër. Gjithsesi mbaheni situatën nën kontroll dhe nëse e shikoni se fëmija nuk ka përmirësime, përkundrazi irritimi është bërë më i madh, shkoni tek mjeku dermatolog. Kujdes! Pasi fëmija pi duhet të kontrolloni që të mos shkojë në qafë asnjë pikë qumësht, dhe nëse ndodh e shpëlani menjëherë me një garzë të pastër të zhytur më parë në ujë të vakët.

Lexoni edhe: Skuqja ne zonen e bebelines






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X