Si te largojme nga shtepia njollat dhe aromat e keqija

0 0

Ju shpesh mund ta keni gjetur veten në vështirësi përsa i përket pastrimit të një njolle të vështirë apo heqjes të aromave të këqija nga tapeti, pa u dashur të lëvizni gjithë shtëpinë.
Ja çfarë mund të bëni për të larguar njollat e vështira nga tapeti apo një sipërfaqe tjetër prej cope:
– Njollat rezistente
Nëse në tapetin tuaj apo në një mbulesë çfarëdo mund të gjendet një njollë rezistente, ju mund ta lini atë në diell, pasi ai i zbeh ato. Më pas ju mund ta fërkoni njollën duke përdorur sodë, e cila rezulton të jetë më efektive se edhe vetë pastruesit e posaçëm.
– Njollat e gjakut
Materialin e caktuar që është bërë pisë me gjak mund ta zhytni në një legen me ujë të ftohtë dhe kripë, dhe më pas lereni gjithë natën të veprojë. Pas kësaj mund ta lani me një larës çfarëdo, dhe nëse bëhet fjalë për një copë të bardhë mund të përdorni klor.
– Heqja e njollave të errëta nga tualeti
Ju mund të përdorni “viakal”, i cili është një produkt shumë i mirë për pastrimin e njollave të zeza që uji le në tualet.
– Pastrimi i njollave nga sedilja e makinës
Nëse sediljet janë prej pëlhure ju mund t’i pastroni ato si fillim duke hequr mbeturinat me anën e një fshese të posaçme me avull. Më pas mund të përdorni një copë të butë që e keni zhytur më parë në ujë me pastrues tapetesh. Nëse sediljet janë prej lëkure mund të përdorni sapun të posaçëm për pastrimin e lëkurës, i cili ka në përbërjen e tij lanolinë.
– Feçet nga një sipërfaqe e caktuar
Feçet mund t’i largoni nga sipërfaqja me anën e një furçe dhe më pas mund të përdorni uthull për të larguar aromën e keqe. Sigurohuni ta thani mirë me tharrëse flokësh.
– Vera e kuqe
Nëse ju derdhet verë e kuqe në tapet hidhni mbi të një sasi të madhe pudre bebesh dhe më pas vendosni sipër një peshqir të lagur me çaj. Në momentin që pudra do të marrë ngjyrë të kuqe largojeni duke e tërhequr fort me peshqirin e lagur. Përsëriteni veprimin, por kësaj here e lini të thahet dhe më pas e hiqni.
Nëse vera derdhet në një material çfarëdo mund ta lani me produktin larës “Napisan”, i cili edhe pse është larës për veshjet e bebeve rezulton shumë efektiv edhe në këtë rast. Nëse jua lejon materiali mund të bëni larje në 90 gradë.
Largimi i aromave të keqe
Ja çfarë sugjerojnë gratë shtëpiake në lidhje me heqjen e aromave të pakëndshme:
– Të largojmë aromën e urinës
Krijoni një lloj paste të butë me sodë dhe vendoseni në sipërfaqen që doni të pastroni. Më pas lereni të thahet dhe pasi është tharë pastrojeni.
– Djersa
Në këtë rast miku juaj më i mirë do të jetë uthulla. Hidhni pak në materialin që doni të pastroni, lereni të veprojë pak minuta dhe më pas lajeni normalisht.
– Të vjellat
Pasi keni pastruar pjesën e madhe të papastërtisë, hidhni mbi tapet sodë dhe më pas vendosni sipër një peshqir të lagur. Pasi gjithçka është tharë pastroheni atë me ujë të bollshëm. Pastron për mrekulli gjithë aromën e pakëndshme.
– Aroma e pakëndshme e këmbëve
Mund t’i sugjeroni personit që keni në familje të veshë për disa minuta në ditë shapka të lyera me uthull.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X