Si të kaloni kohë cilësore me fëmijën, këtu janë 10 sugjerimet tona për ju!

0 0

1. Më mirë 1 minutë kohë cilësore, se sa 10 jo të tilla!

Një minutë e vetme e të dëgjuarit me të vërtetë në mënyrë të vëmendshme fëmijën tuaj duke e parë në sy, është shumë më e çmuar sesa 10 minuta duke pretenduar se e po dëgjoni atë. Të kalosh kohë cilësore me fëmijën do të thotë të fokusohesh tek ai fizikisht dhe shpirtërisht.

Nëse merreni me celularin tuaj në pesëdhjetë minuta të një ore që kaloni me fëmijën tuaj, do të kaloni kohë cilësore me telefonin, jo me fëmijën. Pjesa e trishtueshme është se fëmija është i vetëdijshëm për këtë. Prandaj, në kohën e kufizuar që kaloni me fëmijën tuaj, fikeni televizorin ose mbajeni celularin tuaj të padisponueshëm!

2. Gjeni aktivitete me të cilat mund të argëtoheni!

Si prind, në të vërtetë nuk kaloni dot kohë cilësore kur bëni ndonjë aktivitet që u është mërzitur. Shkëmbimi i ndërsjellë i ndjenjave, kënaqësia, interesi për të njëjtën gjë dhe lumturia për të zbuluar gjëra të panjohura më parë, mbështet zhvillimin mendor, shoqëror dhe emocional të fëmijës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për ju që të argëtoheni. Nëse deri tani keni menduar se argëtimi është humbje kohe, kur bëhet fjalë për argëtim me fëmijën tuaj, nuk do të humbni kohë për dicka të parëndësishme. Përkundrazi, do të bëni gjënë më të dashur për fëmijën tuaj. Loja është gjithcka për të. Aq më tepër kur atë e shoqërojnë njerëzit më të dashur të tij!

3. Nëse doni të kaloni kohë bashkë, por nuk e bëni dot brenda mureve të shtëpisë, atëherë bëni thjesht një ecje në natyrë!

Nuk është e thënë që jashtë të dilet vetëm në raste pikniku apo shëtitjeje familjare. Për fëmijën rëndësi ka që ai të ketë vëmendjen tuaj. Mund të dilni për një ecje të shkurtër, duke e kthyer atë kohë në një mundësi shumë të mirë për të komunikuar, bërë pyetje njëri-tjetrit dhe mësuar më shumë gjëra rreth natyrës dhe ngjarjeve që ndodhin jashtë shtëpisë.

4. Zgjidhni aktivitete të përshtatshme për moshën e fëmijës!

Fëmija nuk do të dojë të bëjë aktivitete që nuk i tërheqin vëmendjen. Zhvillimi muaj pas muaji i fëmijës suaj ndryshon. Interesat, zbulimet dhe aftësitë e një foshnje 9 muajshe dhe një foshnje 12 muajshe janë të ndryshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të ndiqni proceset e zhvillimit të foshnjës dhe të mësoni se çfarë mund të bëhet për të kaluar një kohë cilësore me fëmijën.

5. Përfshijeni atë në punën tuaj!

A i kërkoni fëmijës tuaj t’ju ndihmojë gjatë gatimit, riparimit të diçkaje të prishur ose blerjes së një sendi të ri për shtëpinë? Duke e përfshirë fëmijën tuaj në këtë lloj punësh të vogla, ju mund t’i mësoni atij diçka të re, duke e bërë të fitojë përgjegjësi për jetën që në moshë të re gjatë kohës cilësore që kaloni së bashku. Fëmijët shpesh i gjejnë këto gjëra shumë argëtuese dhe vetëbesimi i tyre rritet kur i ndihmojnë të rriturit të bëjnë punën e tyre.

6. Lexoni së bashku një libër

Leximi së bashku është një nga mënyrat më efektive për të kaluar kohë cilësore me fëmijët. Ndërsa lexoni librin, mund ta pyesni fëmijën tuaj se çfarë mendon për heroin dhe çfarë lloj rruge do të kishte ndjekur nëse do të përballej me situata të ngjashme. Në këtë mënyrë do të nxisni që imagjinata e tij të zhvillohet më tepër.

7. Duhet një jetë për të punuar, një minutë për t’u përqafuar!

Kur të vini nga puna, mund të ndiheni shumë të lodhur. Sidoqoftë, para se të uleni ose shtriheni për të pushuar nuk duhet shumë kohë për ta përqafuar dhe puthur fëmijën tuaj dhe për ta pyetur se si i kaloi dita. Ai do të ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm, gjë që do të ndikojë pozitivisht në formimin e karakterit të tij në të ardhmen. Për më tepër, përqafimi gjithashtu zvogëlon stresin tuaj fizik!

8. Luaj me fëmijën tuaj lojërat e tyre të preferuara!

Të luash lojëra me fëmijën është një nga mënyrat më efektive për të forcuar komunikimin dhe marrëdhënien mes jush. Të luash me fëmijën tënd mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të treguar që kujdesesh dhe e vlerëson atë. Loja që do të luani bashkë, do t’ju ndihmojë juve ta kuptoni më mirë botën e tij dhe do ta ndihmojë atë të shprehet më lehtë dhe të zhvillojë aftësitë e komunikimit.

9. Hani të paktën një vakt së bashku!

Edhe pse është e vështirë për të ngrënë në çdo vakt të ditës me fëmijën tuaj, ju mund të kaloni mëngjesin ose darkën me familjen. Ngrënia së bashku është një nga mënyrat më të këndshme për të kaluar kohë në mënyrë produktive, duke ndarë ngjarjet e ditës dhe duke qeshur dhe duke u argëtuar së bashku.

10. Bisedoni me të!

Rekomandimi ynë i fundit për pyetjen se si të kaloni kohë cilësore është të bisedoni me fëmijën tuaj për cdo gjë. Biseda me fëmijën tuaj për 5-10 minuta, duke e pyetur se si po kalon dhe si i ka kaluar dita, bën një ndryshim të madh në drejtim të forcimit të komunikimit dhe lidhjes midis jush. Ndërsa bisedoni, ju mund t’i flisni për veten fëmijës tuaj dhe t’i bëni pyetje. Kjo e bën komunikimin më real për të dyja palët. Gjithashtu edhe studimet tregojnë se dialogu i një fëmije me familjen e tij deri në moshën 5 vjeç është shumë më i rëndësishëm sesa faktorët jo-familjarë në suksesin dhe zhvillimin e inteligjencës së tij.

Mos harroni: Duke mos kaluar kohë me të, ndërkohë që përpiqeni që fëmijës suaj të mos i mungojë asgjë, i mungoni vetë ju!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X