Si te argetojme femijet gjate festes se ditelindjes?

0 0

Cdo festë i bën të lumtur fëmijët dhe një prej tyre mund të jete edhe ajo e ditëlindjes. Gajtë organizimit të saj ju duhet të përpiqeni të merrni në konsideratë moshën e fëmijës në çdo hap që të hidhni në mënyrë që të mos përfundoni duke pasur një festë të bukur vetëm për të rriturit. Ju duhet të bëni diçka speciale për fëmijën pasi është festa e tij dhe gjithçka duhet të jetë e përshtatshme për të!
Me rritjen, fëmija mund të shfaqë pëlqimin e tij në lidhje me një personazh të filmave vizatimorë që ai shikon, apo në lidhje me një kafshë shtëpiake. Ju mund të përdorni pikërisht këto preference të fëmijës si një tematikë të festës që do të organizoni. Dekorimet dhe dhuratat që mund të shpërndani për fëmijët që do të marrin pjesë në të mund t’i bleni në dyqanet e posaçme të dokorimeve, por një alternativë shumë ekonomike për portofolin tuaj do të ishte edhe organizimi i dekorimeve nga vetë ju. Ju duhet të dini se për fëmijën është shumë më e rëndësishme se kaq koha që do të kalojë me ju.
Si mund të jenë dekorimet e ditëlindjes?
Siç e thamë edhe më sipër ju mund të përdorni si tematikë të festës një personazh që fëmija pëlqen, për shembull nëse ai ka qejf spiderman, mund të kontaktoni me animatorë të cilët mund të veshin kostume spidermani, të bëni një tortë me figurën e tij dhe me rradhë. Nëse nuk keni mundësi të kontaktoni disa animatorë, mund t’i kërkoni një të afërmi të veshë një kostum, të cilin mund ta blini me një çmim të caktuar në një dyqan lodrat për fëmijë.
Por çfarë mund të merrni tjetër në konsideratë në lidhje me dekorimin e ambientit të festës?
• Tullumbacet

Ju mund të përdorni një numër të konsiderueshëm tullumbacesh për të krijuar një ambient të këndshëm dhe argëtues për fëmijët që do të marrin pjesë në festë. Ngjyrat e tullumbaceve mund të zgjidhen në bazë të gjinisë së fëmijës tuaj, të cilat mund t’i varni në pjesën e sipërme të mureve në mënyrë që të varen mbi kokat e fëmijëve, mund t’i përhapni ato kudo në dysheme apo edhe mund të përdorni tullumbace me helium të cilat mund të qëndrojnë në ajër pa pasur nevojë t’i varni në mur.
• Kali i mbushur me karamele
Më ka ndodhur të jem e pranishme në një festë ditëlindje ndërsa shoqëroja djalin tim, dhe e kam pëlqyer idenë e nënës së vazjës që festonte. Pasi festa kishte pak kohë që kishte filluar dhe fëmijët po argëtoheshin, në një moment ju afruan një kali prej kartoni të varur në tavanin e lokalit ku po festonim. Ideja e vendosjes së tij ishte që fëmija ta çante atë me një shkop në mënyrë që mbi kokat e fëmijëve të binin karamele dhe fjongo me ngjyra të ndryshme. Vec të shihnit sat ë kënaqur dikeshin fëmijët e vegjël! Kjo është një traditë meksikane e cila quhet ndryshe edhe “piniata”. Ju mund të vendosni një kalë të tillë për fëmijën tuaj të cilin mund ta mbushni edhe me cokollata apo ëmbëlsira të tjera.
• Dhuratat për fëmijët
Nuk ka rëndësi se farë do të jetë. Edhe një kuti me lapsa me ngjyra do të duket dicka e këndshme për ta nëse do të jetë e paketuar në mënyrën e duhur. Mbani mend se fëmijët do të vlerësojnë më shumë dhuratën dhe jo sasinë e të hollave që ju mund të keni shpenzuar për të. Gjithashtu një alternativë e mirë do të ishte edhe mbushja e disa qeseve të vogla me karamele dhe lodra të vogla, të cilat mund t’ja vendosni në bluzë cdo fëmije pjesëmarrës në festë me anën e një karfice.
Mbani mend se fëmijët kënaqen me gjëra shumë herë më të thjeshta nga sa mendoni ju. E rëndësishme është të jeni me të në festën e ditëlindjes. Ata kanë nevojë më shumë për ju dhe jo për dhuratat e çmuara që mund t’i jepni për ditëlindje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X