Si reagojnë burrat dhe gratë ndaj dhimbjeve të kaluara?

0 0

 

Sipas një studimi të fundit kanadez në Universitetin McGill dhe në Universitetin e Torontos, i publikuar në revistën Current Biology, gratë priren të kujtojnë më pak momentet e dhimbjes së madhe dhe të menaxhojnë stresin më mirë se meshkujt.

Burrat, sipas hulumtimit, mbanin mend më shumë dhimbjet e episodeve jetësore: Pjesëmarrësit meshkuj, në fakt, kur u kthyen në vendin ku kishin jetuar përvojat e dhimbshme, i kishin  përjetuar me më shumë ndjeshmëri se gratë, reagimi i të cilave nuk ka qenë i njëjtë. Qëllimi i studiuesve ishte të zbulonin trajtime të reja kundër formave të dhimbjes kronike.

Si u zhvillua hulumtimi?

Midis eksperimenteve në të cilat morën pjesë burra dhe gra, një në veçanti ishte bazuar në dhimbjen e shkaktuar nga një burim i fortë i ngrohjes i vendosur në parakrah.

Në rastin e minjve, ky burim i nxehtësisë u vendos në putër. Për njerëzit është vlerësuar niveli i dhimbjes në një termometër 100 pikë, ndërsa për minjtë”sasia” e dhimbjes është matur nga shpejtësia me të cilën ata janë hequr nga të nxehtit. Më vonë, studiuesit i nënshtruan pjesëmarrësit një stimul më intensiv. Raportuar në të njëjtën mjedis, burrat kishin vlerësuar dhimbjen më të lartë të ditës së mëparshme, duke e pozicionuar atë në një rezultat më të lartë se ai i femrave. Në mënyrë të ngjashme, minjtë meshkuj, kur u kthyen në të njëjtin mjedis, kishin zhvilluar një reagim të fortë ndaj burimit të nxehtësisë, ndërsa te femrat kjo nuk kishte ndodhur. Minjtë të futur në një mjedis të ri neutral, nga ana tjetër, nuk treguan të njëjtat përgjigje. Pra, për të treguar se kujtimet kishin një ndikim të rëndësishëm në dhimbje, studiuesit përdorën tek minjtë meshkuj një ilaç që frenon kujtesën: minjtë nuk kanë “kujtuar” vuajtjet, duke mbështetur tezën e dijetarëve.

Burrat kujtojnë dhimbjen më shumë se gratë, veçanërisht nëse janë të lidhura në një vend të caktuar, edhe pas njëfarë kohe.

Lexo edhe: Menaxhimi i dhimbjeve te femijeve pas kirurgjise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X