Si ndryshon nje mashkull pasi behet baba?

0 0

Një grua ndihet nënë që në momentin që mendon të ngjizë një fëmijë, ndërsa për meshkujt nuk është kështu. Një burrë nuk e përjeton rolin e babait gjatë shtatëzanisë siç ndodh me gruan, madje ai nuk e ndien këtë rol as gjatë ditëve të para pas lindjes. Për të mund të jetë e çuditshme që në shtëpi, në jetën e tij tashmë është një krijesë e vogël që ka nevojë për kujdes dhe mbështetje, dhe ndonjëherë ai mund të mos dijë si të veprojë apo si t’i vijë në ndihmë atij apo nënës së re.

Gjithçka ndryshon më pas…

Në momentin që një baba i ri fillon të ndërgjegjësohet në lidhje me mrekullinë që ka ndodhur në jetën e tij, fillojnë ta kuptojnë të gjithë, dhe jo vetëm ai. Si është e mundur? Kjo është e mundur falë ndryshimit radikal të mënyrës si ai i shikon gjërat. Pikërisht kështu! Prindërimi nuk ndryshon personin por mënyrën si ai person i shikon gjërat nga momenti që ka ardhur në jetë fëmija.

Dashuria për fëmijën ndryshon emocionet e një mashkulli

Le të themi se burrat janë disi egoistë në drejtim të femrave, dhe kjo gjë do të ndryshojë vetëm nga një dashuri edhe më e madhe se ajo e vetes, dhe kush mund të jetë tjetër përveç dashurisë për fëmijën? Që të stabilizohet një marrëdhënie shumë e mirë midis babait dhe fëmijës së porsalindur duhet që ai të përfshihet menjëherë pas kthimit në shtëpi në gjithçka që ka të bëjë me fëmijën. Kjo do ta ndihmojë atë gjithashtu edhe në ndërgjegjësimin e rolit të tij të ri.

Pas lindjes së fëmijës edhe truri i mashkullit ndryshon

Këtë e ka provuar edhe shkenca. Sipas disa studimeve të kryera nga universiteti “Princeton”, truri i një burri ndryshon, duke fituar aftësi më të mira në lidhje me organizimin dhe planifikimin në familje. Ai fillon të bëhet më aktiv në familje duke u vënë re gjithashtu edhe një ndryshim emocional. Në fakt pas lindjes së fëmijës, babai i ri fillon të jetë më i vëmendshëm (vigjilent), i kujdesshëm si edhe i ndjeshëm. Një mashkull është në gjendje të ndryshojë stilin e tij të jetës pikërisht falë ardhjes së jetë të një fëmije, duke qënë gjithashtu gjithmonë i kujdesshëm në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Por, e dini se përveç këtyre një baba i ri ka tendencën të shtojë edhe disa kg më tepër pas ardhjes në jetë të fëmijës?

Lexoni edhe: Si ndikon depresioni pas lindjes së fëmijës tek meshkujt?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X