Si ndikon sauna në rrezikun e goditjes në tru?

0 0

 

Sauna është sigurisht një praktikë shumë relaksuese. Por jo vetëm: gjithashtu paraqet një ndihmë të vlefshme kundër goditjes në tru, me kusht që ta bëni rregullisht, pothuajse çdo ditë. Kjo është zbuluar nga një studim i ri i botuar revistën shkencore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, dhe i kryer në Finlandë ku sauna është kaq e përhapur sa pothuajse çdo shtëpi ka një të tillë. Hulumtimi, i mbështetur nga Fondacioni finlandez për Kërkime Kardiovaskulare, përfshinte 1.628 njerëz që nuk ishin prekur nga goditja dhe u ndoqën për rreth 15 vjet.

Shumë faktorë në konsideratë

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët për mënyrën e jetesës së tyre, nga ushtrimi i saunës në praktikën e aktivitetit fizik dhe konsumimin e alkoolit. Në fillim të studimit u monitoruan disa faktorë për rrezikun e goditjes, si kolesteroli i lartë dhe hipertensioni. Gjatë monitorimit, 155 njerëz kishin një goditje në tru. Rezultatet janë të barabarta me 8.1% te ata që bënë sauna njëherë në javë, 7.4 për ata që bënë dy deri tre herë në javë, deri në 2.8% në ata që u përkushtuan për këtë aktivitet 4-7 ditë javë, me një ulje të rrezikut prej 60%. Të dhënat e hulumtimit në këtë mënyrë konfirmojnë se sauna nuk është vetëm një aktivitet i sigurt për shumicën e njerëzve për shëndet të mirë, por është gjithashtu një ndihmë e çmuar për ata që vuajnë nga problemet me zemrën.

Nevojiten kërkime të reja

Tani nevojiten studime të tjera për të konfirmuar këto përfundime dhe për të kuptuar sesi sauna mund të ndikojë në rrezikun e goditjes. Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se praktika e saunës kërkon pajtueshmëri me disa rregulla të tilla si: 1) larja me ujë të ftohtë pas kryerjes së saunës; 2) relaksimi për të sjellë përsëri në nivele normale parametrat e trupit që ekspozimi ndaj nxehtësisë intensive ka tendencë t’ i ndryshojë.

Ta dini!

Disa njerëz duhet të shmangin saunën. Për shembull, ata që kanë patur kohët e fundit një atak në zemër, ata që vuajnë nga angina të paqëndrueshme ose dhimbje gjoksi. Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht duhet të informojnë mjekun para se të bëjnë sauna.

Lexo edhe: Sauna ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X