Si e pershtata femijen tim ne kopesht brenda pak ditesh

0 0

Jam një nënë dhe midis shumë vështirësive që më janë shfaqur gjatë rritjes së fëmijës, kohët e fundit mu desh të përgatisja djalin tim 3-vjeçar me idenë e frekuentimit të kopështit. Dita erdhi dhe ai në datën 3 tetor shkoi për herë të parë në kopësht. Shkuam në këtë institucion, të cilin si familje preferuam të ishte privat, duke qënë se kishte kushte të cilat i përshtateshin gati në mënyrë perfekte kërkesave të familjes tonë. Mund të them se djali im u mësua të shkonte në kopësht pa qarë brenda 3 ditëve. Por si ishte e mundur diçka e tillë?
Gjitchka filloi muaj më parë
Më duhet t’ju them se fillova të mblidhja informacion rreth mënyrës si mund ta përshtasja sa më shpejt fëmijën tim në kopësht që para 7 muajsh, pra rreth muajit Prill. Sigurisht që duke qënë në kontakt të vazhdueshëm me artikuj të ndryshëm për shkak të punës sime e cila i përkiste fushës së rritjes dhe edukimit të fëmijëve, mësova se gjithçka duhej të fillonte pikërisht muaj më parë. Pikërisht këtë unë dua të ndaj sot me ju nëna, me të gjitha nënat.
Ju duhet të përgatisni fëmijën tuaj me idenë e frekuentimit të kopështit shumë kohë më parë. Pasi lexova shumë informacione të shkruara nga psikologë infantilë të huaj, fillova të përgatisja djalin tim. Duke filluar nga muaji Qershor fillova t’i flisja djalit rreth kopështit. I shpjegoja çdo ditë se çdo fëmijë shkon në kopësht dhe qëndron atje me fëmijët e tjerë. Fëmijët në kopësht luajnë, hanë ushqim, flejnë, mësojnë gjëra të reja dhe me rradhë.
Specifikoni momentin kur do të shkoni për ta marrë
Është shumë e rëndësishme që fëmija të kuptojë se nuk do të qëndrojë atje për një kohë të pacaktuar. Kjo ishte ajo që unë i theksoja çdo ditë, ai do të shkontë atje dhe pasi të hante ushqimin e mëngjesit, të luante me fëmijët e tjerë, të flinte në drekë mami do të vinte në kopësht për ta marrë. Fëmija duhet të dijë se ju do të ktheheni për ta marrë atë në një moment që do të jetë konkret, pra nuk duhet t’i thoni fëmijës vetëm “mami do të vijë më vonë të të marrë”, “mami do të vijë të të marrë pasi…”, pra ai duhet të dijë veprimin që e pason.
Fëmija duhet të njihet me kopështin
Ju duhet të shikoni shumë kopështe para se të vendosni se cili do të jetë ai që është më i përshtatshëm për atë çfarë kërkoni për fëmijën tuaj. Ndërsa ju njiheni me to nuk është e nevojshme që fëmija të jetë me ju, por sigurisht që ai duhet të jetë me ju në një tjetër moment, jo ditën që do të shkojë atje si “nxënës”, pasi ju ta keni vendosur cili do të jetë ai, në mënyrë që fëmija të njihet me të.
Fëmija duhet të ndiejë sigurinë tuaj
Është shumë e rëndësishme që fëmija të kuptojë që ju keni besim tek kopështi që keni zgjedhur dhe stafi i tij. Nëse diçka nuk shkon gjatë ditëve që fëmija fillon të frekuentojë kopështin nuk duhet të flisni në prezencë të tij me edukatoren.
Cfarë duhet të bëni ditët e para? Mbi të gjitha mos u largoni fshehur
Ditën e parë është shumë e rëndësishme që fëmijës t’i shpjegohete dhe njëherë se ku do të shkojë, çfarë do të bëjë atje dhe mbi të gjitha se kur do të shkoni për ta marrë. Një alternativë që mendova të merrja në konsideratë ishte ajo e frekuentimit të kopështit fillimisht me orar të shkurtuar. Edhe ju mund të bëni këtë, varet nga karakteri i fëmijës tuaj, por personalisht mendova se një gjë e tillë do ta bënte djalin tim të mësohej me këtë orar dhe do ta kishte të vështirë të qëndronte më pas deri në orën 16:00. Shkuam të dy në klasë dhe bëmë prezantimin. Qëndrova për rreth 1 orë me të dhe më pas i thashë se duhet të largohesha, e putha dhe i thashë se do të shkoja të blija diçka për të. Sigurisht që nuk e gënjeva, pasi u ktheva për ta marrë kisha blerë vërtet dçika për të. Nuk duhet të largoheni asnjëherë fshehur.
Po ditët në vazhdim?
Ai qau ditën e dytë dhe të tretë dhe unë asnjëherë nuk u largova pa i thënë se do të kthehesha ta merrja pasi të zgjohej nga gjumi. Sigurisht që e siguroja për këtë edhe ndërsa isha duke e çuar në kopësht. Edhe edukatorja i sillej shumë ëmbel dhe më duhet të them se ditën e 4-t ai nuk qau më. Zbritëm nga makina dhe u drejtua menjëherë tek dera e kopështit. Hyri brenda dhe nuk më la as kohën e duhur për ta puthur.
Nga njëra anë u ndjeva e lehtësuar, por nga ana tjetër mendova mos vallë nuk kishte më nevojë aq shumë për mua? Sigurisht që jo, ishte thjesht dëshira e tij për të luajtur me fëmijët e tjerë që e bënte të vraponte larg meje dhe drejt kopështit.
Ai është një fëmijë që tani shkon me qejf në kopësht dhe unë mendoj se kjo ishte vërtet një mënyrë që më ndihmoi shumë.
Pra kini parasysh se zinxhiri duhet të shkojë:
Qartësim të ideve të prindërve-të dhënit e shpjegimit tek fëmija-prezantimi me institucionin-dhënia e sigurisë të fëmijës-shoqërimi i fëmijës-largimi juaj nga institucioni.
Nëse keni dëshirë mund të ndani edhe ju me ne eksperiencën tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X