Shenjat ose pikat mongoliane tek bebat: Shkaqet dhe kuptimi i tyre

0 0

Shenjat mongoliane janë një lloj i nishaneve që shkaktohen nga pigmenti në lëkurë. Termi mjekësor për këto shenja është  “melanocitozë kronike e lëkurës”.

Shenjat mongoliane janë shpesh të pranishme gjatë lindjes,  por mund të shfaqen edhe në javët e para të jetës së fëmijës.

Këto lloj shenjash nuk mund të parandalohen dhe ekspertët nuk e dinë arsyen se përse shfaqen tek disa foshnja dhe jo tek disa të tjera.

Shenjat mongoliane dalin kur disa pigmente të lëkurës bllokohen në shtresat më të thella të lëkurës gjatë zhvillimit të foshnjave. Kur pigmenti nuk arrin në sipërfaqe, duket si një shenjë gri, jeshile, blu ose e zezë.

Disa fakte për shenjat mongoliane

  • Në 1885, termi shenja mongoliane u krijua nga një profesor gjerman, Edwin Baelz, i cili besonte se mongolët ishin të vetmit që i kishin këto shenja.
  • Disa njerëz mendojnë se ato janë një ndëshkim nga hyjnitë fetare. Njerëz të tjerë besojnë se ato shkaktohen nga marrëdhëniet seksuale apo puna gjatë shtatzënisë.

Shenjat mongoliane në vetvete, nuk paraqesin rreziqe shëndetësore. Shumica e foshnjave që i kanë ato nuk do të kenë efekte shëndetësore prej tyre.

Edhe pse askush nuk e di me siguri se çfarë i shkakton shenjat mongoliane, disa foshnja kanë më shumë gjasa t’i shfaqin ato se disa të tjera; veçanërisht foshnjat me lëkurë të errët.

Këto shenja zakonisht shfaqen në pjesën e pasme dhe në zonën e të shpinës dhe fundshpinës, njëlloj si tek djemtë edhe tek vajzat.

Shenjat janë të sheshta dhe të lëmuara dhe mund të duken si plagë. Por, ndryshe nga plagët, ato nuk shkaktojnë dhimbje dhe nuk janë rezultat i një dëmtimi.

Sa të zakonshme janë pikat mongoliane?

Të paktën 2 për qind e foshnjave lindin me një formë të pigmenteve të tilla në lëkurë, ku pëfshihen pikat ose shenjat mingoliane, nishanet dhe shenjat kafe.

Por, disa studime tregojnë një numër shumë më të lartë, veçanërisht ato që studiojnë më shumë njerëz me ngjyrë.

A shfaqen pikat mongoliane rreziqe shëndetësore?

Megjithëse të padëmshme, në një numër të vogël rastesh, shenjat mongoliane janë shoqëruar edhe me sëmundje të rralla metabolike.

Trajtimi për bebet me shenja mongoliane:

Këto shenja shpesh zbehen vetë pa ndonjë trajtim, por në disa raste ato mbesin në lëkurë deri sa rritet fëmija.

Një mjek duhet të shqyrtojë pikat mongoliane të të porsalindurit dhe t’i dokumentojë ato në regjistrimin mjekësor të foshnjës. Ky dokument ndihmon në shmangien e dyshimit të mundshëm të çdo abuzimi fizik në një takim të mëvonshëm.

Gjithashtu këto shenja mund të kontrollohen në vizitat e rregullta të fëmijëve të vegjël për të përcaktuar nëse ato po largohen vetë kur rritet fëmija.

Shumica e tyre zhduken plotësisht deri në kohën kur një fëmijë arrin moshën 5 vjeç. Në disa raste, ato nuk zbehet dhe një person mund t’i ketë shenja të lindjes për  gjithëjetën.

Shenjat mongoliane nuk kanë nevojë për ndonjë kujdes të veçantë. Ata nuk janë të dhimbshme dhe nuk paraqesin ndonjë problem me lëkurën.

Shoqata Amerikane për Kirurgjinë Dermatologjike thotë se pikat mongoliane nuk kërkojnë trajtim.

Së fundmi në disa raste kanë rezultuar të suksesshme heqjet e këtyre shenjave me lazer.

Lexo edhe: Pikat e kuqe ne lekuren e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X