Që pas lindjes së Ajkës e në vazhdim, këngëtaren Xhensila Myrtezaj e kemi parë gjithmonë në formë shumë të mirë fizike. Mesa kemi kuptuar nga postimet e saj të shpeshta, ajo ushtrohet rregullisht e rezultatet nuk kanë si të mungojnë kur je sistematike.
Megjithatë një video e publikuar së fundmi në Instagramin e këngëtares, na bëri të kuptojmë sekretin e vërtetë të formave të saj perfekte.
Xhensila e alternon aktivitetin fizik me vrapin pas së bijës Ajkës, e cila nuk e lejon në asnjë moment të jetë pa lëvizur.
E ku ka më bukur se kudjesi për fëmijën të të kthehet edhe në favorin tënd?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu