Rregullat që duhen ndjekur nëse përdorni biçikletë

0 0

Biçikleta është një mjet i përshtatshëm dhe i përballueshëm për transport. Megjithatë, është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla të thjeshta për të shmangur dëmtimet. Më poshtë keni disa nga rekomandimet e përfshira në dekalogun e fundit të përpiluar nga ekspertët për të përdorur biçikletën në mënyrë të sigurt dhe argëtuese.

Problemet më të zakonshme

Dr Maurizo Radi, fizioterapist, osteopat dhe themelues i Qendrës Pesaro Fisioradi shpjegon, çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin në formë. Është gjithashtu e vërtetë, vazhdon Radi, se si në çdo sport, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla për të mos u lënduar. Në fakt, ata që përdorin rregullisht biçikletën rrezikojnë të vuajnë nga patologji inflamatore, dhimbje që mund të ndikojnë në zonën e mesit dhe në tendina e gju dhe probleme të ndryshme në nyjet e dorës dhe parakrahut.

10 rregulla që duhen ndjekur

Nxitja e vizitës te fizioterapisti

Parandalon dhe vlerëson çdo problem të ngurtësisë fizike që pengon një pedalim të saktë.

Bëni streçing

Ushtrimet e lëvizjes për këmbët, anësoret dhe shpinën janë thelbësore për të filluar pedalimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Hani shëndetshëm

Një dietë e saktë dhe e shëndetshme siguron energjinë e duhur dhe ndihmon në pedalim.

Hidratohuoni vazhdimisht

Për të përmirësuar pedalimin është e nevojshme të pini shumë ujë. Hidratimi i trupit para, gjatë dhe pas çiklizmit është thelbësor.

Njihni kufijtë tuaj

Nëse filloni të ndjeni ndonjë dhimbje, është një ide e mirë të ngadalësoni dhe vlerësoni ngarkesën. Njohja e limiteve dhe rregullimi i pedalimit tuaj ju lejon të shmangni dëmtimet.

Njihni dhe respektoni kodin rrugor

Duket e qartë, por edhe me biçikletë ju duhet të ndiqni rregullat. Mos respektimi i kodeve rrugore është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

Përdorni gjithmonë kaskën

Rënia nga biçikleta pa një kaskë shumëfishon rrezikun e përjetimit të traumave Kranio-cerebrale në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përforcon pasojat.

Zgjidhni biçikletën e përshtatshme

Zgjedhja e biçikletës së duhur shmang lëvizjet e paqëndrueshme. Gjithashtu është e rëndësishme të vishni veshje të rehatshme dhe pajisje të përshtatshme sportive.

Kontrolloni gomat dhe frenat

Është e domosdoshme që të keni gomën në presionin e duhur dhe frenat funksionale.

Trajtohuni me terapi me lazer

Sa i përket rikuperimit të lëndimeve, teknologjia me lazer është një ndihmë konkrete dhe efektive.

Lexo edhe: Perdorimi i bicikletes ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X