Refluksi, eshte vertet nje mit qe nuk duhet t’i kushtojme rendesi?

0 1

Kohët e fundit duket se po shtohen rastet e fëmijëve me refluks gastro-ezofageal, për të cilin shpesh mund të rekomandohet të ndërmerren hapa jo të duhur siç mund të jetë ndërprerja e gjidhënies, përdorimi i medikamenteve, fillimi i ushimeve të ngurta më herët nga sa duhet etj.
“Eksperienca ime shumë vjeçare në repartin e gastro-enterologjisë së spitalit pediatrik të Milanos, më ka bërë të takoj shumë prindër që gjenden gati të dëshpëruar para të vjellave të vazhdueshme të fëmijës së tyre. Ata shpesh rekomandohen nga pediatri të blejnë mediamente të ndryshme për të zgjidhur “problemin”, përdorimi i të cilëve është krejt i panevojshëm”, shprehet Ornella Piccini.
Por le ta shohim më qartë diagnozën e refluksit gastro-ezofageal, të cilen mjekët duket se nuk mendohen dy herë para se ta bëjnë për një fëmijë që vjell shpesh.
Si manifestohet refluksi?
Refluksi gastro-ezofageal nënkupton ringjitjen në ezofag të mjedisit acid që ndodhet në stomak, gjë e cila shoqërohet me nxjerrje të pështymës, qumështit ose mukozës nga goja. Kjo ndodh për shkak se valvula që ndan ezofagun nga stomaku nuk është ende e specializuar plotësisht të bëjë punën e saj. Kjo është diçka krejt fizilogjike për të porsalindurin. Fëmija zakonisht vjell pasi ka pirë qumësht, është i shqetësuar apo qan.
Si ndahet refluksi tek fëmijët?
Refluksi mund të shfaqet në dy mënyra:

– Refluks gastro-ezofageal
Do të kemi të bëjmë me refluks gastro-ezofageal në rastet kur do të kemi kthim në ezofag të përmbajtjes së stomakut, gjë e cila do të manifestohet me të vjella periodike.
– Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal
Do të kemi të bëjmë me sëmundje të refluksit gastro-ezofageal në rastet kur kemi të bëjmë me komplikacione të refluksit. Kjo gjëndje do të manifestohet me të vjella periodike, inflamacion të ezofagut, apnea, humbje peshe etj.
Ja çfarë nuk duhet të bëni në rast se fëmija vjell dhe nuk shfaq humbje peshe
– Nuk ka asnjë arsye të bëni ekografi apo analiza të tjera të panevojshme, kjo sepse pjesa më e madhe e të porsalindurve nuk e kanë të mirëformuar valvulën që ndan stomakun nga ezofagu, por kjo nuk mund të konsiderohet si arsyeja që i bën këta fëmijë të vjellin. Duhet të kuptojmë pse disa fëmijë vjellin dhe disa të tjerë jo;
– Nuk duhet t’i jepni fëmijës medikamente;
– Nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërprisni gjidhënien.
Pse mjekët kanë tendecenëcën t’i thonë nënës: “Zonjë fëmija juaj ka refluks gastro-ezofageal”, ndërkohë që mund t’i thonë: “Zonjë fëmija juaj vjell”?
Gabimi fillon që në mënyrën e të shprehurit. E para tingëllon sikur fëmija vuan nga një sëmundje e caktuar, gjë që sigurisht e bën nënën të shqetësohet shumë, sidomos nëse është fëmija i parë dhe ajo është krejt e “paditur” ndaj disa problemeve që mund të shfaqen.
Shpesh nënat këshillohen të përdorin medikamente të ndryshme në formë shurupi, si për shembull Maloox, këshillohen të zgjasin kohën midis vakteve ose akoma me keq të ndërpresin gjidhënien dhe të përdorin qumësht artificial të posaçëm për refluks. Kjo bën që shumë nëna të mendojnë se problem qëndron në faktin që fëmija i tyre nuk është në gjendje të tresë qumështin e gjirit.
Kjo është diçka shumë e gabuar! Refluksi nuk ka asnjë lidhje me aftësinë e fëmijës për të tretur qumështin! Aq më tepër në paaftësinë e tij për të tretur qumështin e nënës!
Pse vjellin të porsalindurit?
Le të kuptojmë pse disa të porsalindur vjellin shpesh dhe në sasi të mëdha, shfaqin shënja irritimi, nuk flenë mirë dhe shpesh qajnë. Si fillim mund të themi se aciditeti i stomakut ka tendencë të rritet me rritjen e stresit, dhe stresi tek të porsalindurit është në raport të drejtë me stresin që përjeton nëna. Një tjetër arsye që shkakton stres tek një fëmijë i sapolindur është pritja e gjatë për t’u ushqyer, apo qëndrimi për një kohë të gjatë larg nënës.
Ashtu si të gjithë njërëzit edhe foshnjat komunikojnë duke përdorur gjuhën e trupit dhe në përgjithësi periudha neonatale është më e ndjeshmja përsa i përket kësaj mënyrë të komunikuari. Nëse nëna është e tensionuar, e lodhur, nervoze, nuk është duke marrë mbështetjen e duhur, fëmija e ndien menjëherë dhe shprehet duke shfaqur kolikat, duke qënë i irrituar dhe duke qarë shpesh.
Fëmija në përgjithësi shpreh të gjitha shqetësimet që mund të ketë me anën e të qarës, qofshin këto shqetësime të pranishme apo të kaluara. Nëpërmjet të qarës fëmija mund të shprehë traumat emotive që kanë të bëjnë me shtatëzaninë ose lindjen.
Është shumë e rëndësishme që nëna të mundohet të ngushëllojë fëmijën duke mos e konsideruar të qarën e tij si diçka normale. Fëmija duhet të mbahet pranë me shumë dashuri. Shpesh refluksi shfaqet tek fëmijët që kanë ardhur në jetë nëpërmjet një lindje të vështirë. Mendohet se refluksi është një fenomen që shfaqet më pak në rastet kur nëna qëndron shumë gjatë në kontakt trupor me fëmijën dhe ushqejnë me gji në mënyrë të shpeshtë.
Shpesh refluksi lidhet edhe me një mënyrë të gabuar të ushyerjes me gji, e cila shkaktohet nga mungesa e mbështetjes që nëna duhet të marrë pas lindjes. Dëshira e fëmijës për të qëndruar shumë në gji nuk duhet të konsiderohet si kapriçio, por si diçka natyrale e cila duhet plotësuar, pasi nuk do të zgjatë gjithmonë kaq shumë.
Nënat zakonisht, pasi fëmija ka pirë dhe grindet sërish, mundohen ta qetësojnë duke e tundur apo duke përdorur një mënyrë tjetër, gjë e cila është e gabuar pasi nëna duhet t’ja ofrojë sërish gjirin fëmijës. Në të vërtetë nëna ja ofron gjirin më vonë dhe fëmija e refuzon duke bërë që nëna të bindet që fëmija nuk po kërkonte të pinte.
Ju duhet të qëndroni sa më të qeta, ta mbani fëmijën sa më pranë trupit tuaj të paktën 3 muajt e parë, të ushqeni me gji fëmijën sipas dëshirës duke mos e lënë të presë, nuk duhet të përdorni biberona si edhe duhet të keni parasysh se fëmija duhet të ushqehet në pozicion vertikal dhe jo horizontal. Të tjerat janë të panevojshme në rast se fëmija bën refluks.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X